Shitësi i dredhëzave me master të ekonomikut

0

Musli Mazreku nga Malisheva është në përfundim të masterit në lëmin Ekonomia e Bujqësisë dhe Ushqimit, por atë tani mund ta shihni në rrugë duke shitur dredhëza.

Mazreku ka disa vite që i ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, por gjatë tërë kësaj kohe, Musliu thotë se ka aplikuar për punë në shumë vende ku kishte konkurse, por zgjidhja e vetme për të mbijetuar ishte që të ngreh një tezgë në mes të trotuareve të Malishevës dhe të shesë dredhëza.

Para disa ditëve ishte raportuar edhe për një rast tjetër ku doktori i shkencës në Malishevë që një vit i papunë, bëhet fjalë për Shemsi Morina ish-drejtorin e shkollës në Astrazup të Malishevës, i larguar nga puna pas ardhjes në pushtet të Ragip Begajt.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com