Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Të ndryshme»Shërbime stomatologjike falas për 5,000 nxënësit Deçanas
    Të ndryshme

    Shërbime stomatologjike falas për 5,000 nxënësit Deçanas

    Dija OnlineBy Dija Online01-02-201702 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Deçan ka filluar implementimi i projektit të ofrimit të shërbimeve stomatologjike falas për të gjithë nxënësit e kësaj komune.

    Mbi 5,000 nxënës të 20 shkollave të komunës së Deçanit nga sot do të kenë mundësi t’i kryejnë shërbimet stomatologjike falas në Qendrën e Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Kurimi i problemeve shëndetësore orale të nxënësve është mundësuar nga menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Deçanit në kuadër të një projekti të mbështetur nga institucionet komunale.

    Sipas drejtorit të QKMF-së, Selmon Berisha, ky projekt përveç për nxënësit do të jetë i dobishëm edhe për prindërit e tyre, të cilët nuk do të shpenzojnë para për këto shërbime për fëmijët e tyre.

    “Ne sot kemi filluar me projektin dhe me siguri e keni parë në ambulancë aty që gjendja e fëmijëve nuk është e mirë, mjerisht. Ky projekt do na kërkon kohë mirëpo ne jemi të vendosur që projektin ta zhvillojmë deri në fund. Do jetë gratis për të gjithë fëmijët që nga klasa e parë deri vitin e katër të shkollës së mesme”, tha Berisha për KALLXO.com

    Selmon Berisha tha se QKMF ka 4 stomatologë, të cilët do të punojnë në dy ndërrime.

    Ai beson se ky numër është i mjaftueshëm për t’u kryer shërbime të gjithë nxënësve të kësaj komune.

    Kurse, nxënësit e klasës së shtatë të shkollës fillore “Rexhep Kadrijaj” të Rastavicës ishin të parët që u kontrolluan nga stomatologët.

    Kujdestari i klasës, Adem Lushaj, tha se i vjen mirë që institucionet shëndetësore po interesohen për shëndetin oral të nxënësve.

    “Ishte një kontroll i përgjithshëm, por edhe trajtim, sepse kishte nxënës që kishim trajtuar edhe shërimin e dhëmbëve, kishte nxjerrje të dhëmbëve por edhe pastrim. Ne si kujdestarë klase e kemi përkrah dhe përshëndet dhe do të përkujdesemi që nxënësit tanë të vijnë në vazhdimësi për kontroll”, tha Lushaj për KALLXO.com.

    Implementimi i këtij projekti pritet të kapë koston 30 mijë euro për materialet stomatologjike njoftojë Selmon Berisha, drejtor i QKMF-së.

    Ai tha së këto mjete janë ndarë nga buxheti i Qendrës së Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit.

    Ditë më parë, KALLXO.com raportoi për mosfunksionimin e Poliklinikës së Stomatologjisë në Pejë për shkak se gypat e ujit ishin ngrirë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous Article“Rënia e murit ndodh vetëm me rënien e Qeverisë”
    Next Article Laboratori gjigand në trupin e njeriut.Mrekulli nga Zoti
    Dija Online

    Related Posts

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    05-07-2025

    Cilat lëngje ndikojnë në lëkurën e fytyrës?

    14-03-2022

    Studimi 50-vjeçar: Ja pse nuk duhet t’i qëlloni kurrë fëmijët tuaj me shuplaka

    15-07-2017
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj kur Pini Ujë Kokosi?

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    13 Ushqime që Të Japin Energji Natyrale

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.