SHBA mbajnë rekord botëror në vrasjen e civilëve të pafajshëm

0

Nga Prof. John McMurtry

Një filozof kanadez me famë botërore argumenton se Shtetet e Bashkuara mbajnërekord botëror për vrasjet e paligjshme të civilëve të paarmatosur dhe të paraburgimeve jashtëgjyqësore dhe për torturimin e të burgosurve, të cilët mbahen të burgosur pa gjyq.

Prof. John McMurtry thotë se qeveria e Shteteve të Bashkuara është një makinë vrasëse në masë, e cila nxjerr përfitime përmes luftrave dhe nuk mban kurrë përgjegjësi për krimet e saj të luftës kundër njerëzimit. Ai gjithashtu beson se Shtetet e Bashkuara janë kthyer në një shtet-policor, i cili i trajton qytetarët e vet në mënyrën më përçmuese.

“Kam udhëtuar i vetëm nëpër botë vetëm me cantën e shpinës dhe nuk kam gjetur asnjë shtet në të cilin forcat policore janë mësuar të ngacmojnë dhe dhunojnë, të nxjerrin armën, të diskriminojnë dhe të sillën në mënyrë arbitrare [si në SHBA],” tha McMurtry.

“Shtetet e Bashkuara mund të… ndalojnë, rrëmbejnë dhe burgosin pa gjyq, apo aktakuzë, cilindo qytetar amerikan apo ndonjë qytetar tjetër kudo, duke i përcaktuar ata si armiq të shtetit të Amerikës, vuri në dukje prof. John McMurtry.

Sipas intelektualit kanadez, burrat e shteteti të Amerikës kanë mbështetur gjatë regjimet diktatoriale dhe tiranike dhe mandje kanë financuar dhe armatosur regjimin nazist të Adolf Hitlerit në përiudhën midis 1939-ës dhe 1945-es.

John McMurtry është profesor emeritus në filozofi në Universitetin e Guelphit në Kanada. Në vitin 2001, prof. McMurtry u emëruar anëtarë i Shoqërisë Mbretërore të Kanadasë për kontributin e tij të shquar në studimin e shkencave humane dhe shoqërore. Veprat e tij më të fundit janë studimet e tij 15-vjeçare, “Faza kancerogjene e Kapitalizmit: Nga kriza te Kura” dhe tre volume moumentale të autorizuara nga UNESCO për Encikolpedinë e tij të Sistemit të Jetës, i titulluar “Fiolozofia dhe problemet e botës.” Arikujt dhe shkrimet eMcMurtry-t publikohen rregullisht në gazeta të ndryshme dhe revista në internet në të gjithë botën.

Prof. McMurtry dha përgjigjet e tij ndaj disa pyetjeve në lidhje me projektin e Shteteve të Bashkuara në Luftën ndaj Terrorit, ndërhyrjen e saj ushtarake në Irak dhe Afganistan dhe sulmet e 11 Shtatorit të vitit 2001.

Pyetje: Prof. McMurtry pas sulmeve të 11 Shtatorit Shtetet e Bashkuara nisën projektin e tyre për Luftën kundër Terrorit. Kjo sipërmarrje deri tani u ka kushtuar jetën mijëra civilëve të pafajshëm, të paarmatosur në të gjithë botën, përfshirë Afganistanin, Irakun, Pakistanin, Jemenin, Somalinë dhe Libinë; megjithatë, kostoja e civilëve në luftën globale ndaj terrorit është injoruar nga mediat kryesore dhe politikanët në perëndim. Pse mendoni se e kanë anashkaluar numrin e madh të civilëve të vrarë, si pasojë e këtyre përpjekjeve, që supozohet se eksportojnë demokracinë dhe vlerat liberale në botë?

Përgjigje: Në të ashtuquajturën lufta e SHBA-ve kundër terrorizmit, deri tani terrorizimi më i madh dhe më sistematik i civilëve në fakt është kryer nga vetë shteti amerikan. Qytetarë të paarmatosur janë vrarë në të gjithë botën, të konsideruar si “dëme anësore”, “luftëtarë të paligjshem.”Shteti amerikan, së bashku me aleatin e tij Izraelin, e konsiderojnë vetën mbi të drejtën ndërkombëtare. Por, ky realitet është i ndaluar (tabu) të raportohet, po ashtu edhe vrasjet dhe terrorizimi i civilëve. Ne me të vërtetë mund të themi se SHBA-të janë fajtore për vrasjen e paligjshme dhe të vazhdueshme në masë të civilëve në të gjithë botën,” por, kjo e vertetë është e pamendueshme në kuadër të regjimit ideologjik në pushtete. Merrni në konsideratë për shembull luftrat civilë të udhëhequra nga Shtete e Bashkuara dhe grushtet e shtetit në Venezuelë dhe Ukrainë, po ashtu në Libi dhe në Siri. Ata kryejnë terror në masë dhe shkatërrojnë shoqëritë deri sa ti bëjnë të varur dhe të pambrojtur, në mënyrë që burimet e tyre, tokat dhe tregjet të jenë “të lira” për shfrytëzim nga korporatat multinacionale. Injoranca është ndërtuar në sintaksën e mendimit të pranueshëm.

Pyetje: Shumë qytetarë kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara nga të katër anët e globit, në kërkim të një jetë më të mirë dhe më të begatë në Amerikë, si një shoqëri absolutisht e lirë, demokratike dhe e hapur, me mundësi të bollshme përparimi ekonomik dhe social. Megjithatë, ju keni argumentuar, ashtu si edhe shumë studiues të tjerë, se Shtetet e Bashkuara janë një shtet-policor. A mund ta na shpjegoni diçka më shumë në lidhje me këtë? A besoni se këtyre emigrantëve dhe azik-kërkuesve nuk u është thënë e gjithë e vërteta në lidhje me Shtetet e Bashkurar, apo janë mashtruar disi?

 

Përgjigje: Mashtrimi lidhet me injorancën. Unë e përcaktoj një shtet policor si një shoqëri në të cilën shteti ka pushtet të pakufizuar dhe forcat e armatosura janë të lira të ndalojnë çdo qytetarë pa asnjë të drejtë për ta bërë këtë. Ndërkohë që njeriu në krye gjithmonë deklaron devotshmëri ndaj të mirës publike. Një tirani e pafund krimesh kundër jetës njerëzore lejohet në mënyrë kriminale nga zyrat ligjore terroriste, direktivat qëndrore dhe kanalet burokratike. Kështuqë, në “Amerikën e lirë dhe demokratike,” burgosen më shumë qytetarë se nëçdo vend tjetër të botës, ku mbi 80% nuk kanë kryer akte dhune ndaj asnjë përsoni. Ndërkohë që Amerika akuzon të tjerët për përsekutime çnjerëzore dhe despotizëm, ajo mban rekordin për arrestimin e njerëzve jo të dhunshëm, për vrasjen me dhunë të civilëve, për spiunim të çdokujt dhe për vrasjet në masë të civilëve të pafajshëm rreth kufinjve ndërkombëtarë. Madje edhe goditja me shqelm ndaj makinës se një VIP-i mund të konsiderohet si një vepër “terrorizmi.” “Kam udhëtuar i vetëm nëpër botë vetëm me cantën e shpinës dhe nuk kam gjetur asnjë shtet në të cilin forcat policore janë mësuar të ngacmojnë dhe dhunojnë, të nxjerrin armën, të diskriminojnë dhe të sillën në mënyrë arbitrare [më shumë se sa në SHBA],” Shtetet e Bashkuara tani po udhëheqin globin në një luftë civile, e cila në themel ka luftën e të pasurve kundër të varfërve.
Pyetje: Cili është kënvështrimi juaj në lidhje me ligjet e fundit dhe legjislacionet e miratuara që përcaktojnë kufizime ndaj të drejtave civile të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Aktin Patriot të vitit 2001, i cili është kritikuar gjerësisht dhe është protestuar kundër tij? Është parë si një masë diskriminuese që shkel privatësinë e qytetarëve amerikanë dhe shtetasve të huaj që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. A nuk është kështu?

Përgjigje: Shkelja e të drejtave civile nga Shtetet e Bashkuara shkon më tej se sa thjeshtë shkelja e privatësisë së qytetarëve ku mediat e kufizojnë veten e tyre. Akti Patriot, sëbashku me ligje të tjera, si Akti i Komisionit Ushtarak, Autorizimi i Aktit të Mbrojtjes, Akti i Sigurisë Kombëtare dhe Akti Amerikan i Mrojtjes, i shndërruar në Aktin e Ndërmarrjes së Terrorizmit të Kafshëve, formojnë një kufizim sistematik të të drejtave dhe lirive civile. Spiunimi i të gjithëve përtej kufirit është aparati shoqërues i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), e cila ka qënë e ekspozuar së fundmi për spiunimin totalitar dhe hilet e pista. Analisti i Departamentit Daniel Ellsberg i gazetës së Pentagonit, ka përmbledhur situatën e 11 Shtatorit si një “ grusht shteti… një sulm ndaj çdo të drejte themelore të kushtetutës sonë nga pushteti ekzekutiv për të sunduar me dekret.” Ajo që i bën këto ligje dhe licenca tiranike është pezullimi i tyre selektiv i të drejtave të përcaktuara në Kushtetutë për bahes corpus, e drejta e të akuzuarit për të parë provat kundër tij/saj, e drejta e dikujt për të zgjedhur një mbrojtje ligjore, e drejta për gjykim pa paraburgim ta pacaktuar, dhe e drejta e një procesi të rregullt ligjor, duke përfshirë fjalën e lirë dhe organizimet, të cilat mund të konsiderohen si mbështetje nda “armikut të paligjshem”. Sa për atë se cilët janë këta “armiq të paligjshëm,” kjo përcaktohet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara pa asnjë kriter ligjor, pa prova, apo verifikime të nevojshme. Shtetet e Bashkuara në këtë mënyrë mund të ndalojnë, rrëmbejnë dhe burgosin pa asnjë gjyq apo të dhëna, duke i përcaktuar ata si armiq të Shteteve të Bashkurara. Ky pushtet arbitrar ka institucionalizuar të drejtën e presidentit të Shteteve të Bashkuara për të vrarë individë dhe të tjerë rreth tyre me dëshirë, duke përdorur robot vrasës – dronë – të gjitha krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës sipas ligjit ndërkombëtar, por, përsëri një tabu për t’u raportuar në masmedia, apo që të pyetet në vetë takimet ndërkombëtare rreth sigurisë.

Pyetje: Qeveria amerikane tradicionalisht i ka mbështetur regjimet shtypëse, të cilat konsiderohen gjerësisht si diktatoriale dhe tiranike.  A nuk është kjo qasje në kundërshtim me parimet mbi të cilat thuhet se është bazuar kushtetuta e Shteteve të Bashkuara?
Përgjigje: Pa dyshim, Shtetet e Bashkuara prej shumë kohësh kanë mbështetur regjimet diktatoriale dhe tiranike. Në fakt, korporatat dhe bankat amerikane udhëheqën financimin dhe armatosjen e Hitlerit dhe nazistëve, madje edhe gjatë luftës së viteve 1939-45. Mbështetja zyrtare amerikane ndaj diktaturave gjakatare më pas është normalizuar me themelimin e CIA-s në vitin 1947. Pas viteve që pasuan 11 Shtatorin, qeveria e Shteteve të Bashkuara në mënyrë të fshehtë ka financuar dhe armatosur forcat e armatosura më shkatarruese. Ukraina është nxitur në mënyrë të ngjashme në një luftë civile dhe një përshkallëzim të shtypjes e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Forca Speciale në fshehta dhe fashistët lokalë.

Megjithatë, Kushtetuta e SHBA-ve në vetvete nuk ka një burim të qartë për të parandaluar krime të tilla ndërkombëtare. Vetë etërit themelues të Shteteve të Bashkuara kanë qënë pronarë të pasur robërish dhe udhëheqës të ekpansionizmit gjenocidial perëndimor kundër njerëzve të parë, të cilët Anglia i ndaloi në vitin 1763. Në fakt, përveç disa frazave nxitëse pa forcë detyruese, shqetësimi kryesor i kushtetutës së SHBA-ve është mbrojtja e pronës private dhe pasurisë së atyre që janë në krye kundër masës dhe ndryshimit demokratik. Vlera e qeverisë në fund të fundit, është tregtia private dhe e papenguar. “Kauza tregtare” ishte e vetmja rrugë për të detyruar të drejtat civile të të zinjve. Sllogani hapës i “jetë, liri dhe kërkim i lumturisë duket frymëzues, vetëm se lumturia nuk mund të gjurmohet, nevojat jetësore sa që merren në konsideratë dhe liria, pa mjetet për ta ushtruar atë është thjeshtë diçka e pakuptimtë.

Duhet të keni parasysh se veprimet e Gjykatës Supreme i kanë garantuar më tej të drejtën kushtëtuese të parave private për të kontrolluar politikanët, fjalimet publike dhe vetë zgjedhjet. Korporatat ndërkombëtare që janë mjeti global i drejtimit të parave, në të njëjtën kohë kanë shumëfishuar pushtetin po asnjë obligim, ndërkohë që të drejtat e shoqerive të tjera janë fshirë në mënyrë efektive nga traktatet ndërkokombëtare të tregëtisë, të cilat njohin vetëm të drejtat e korporatave dhe shoqerive në sovranitetin e tyre ekonomik. E drejta e korporatave për të dominuar fjalimin publik dhe zgjedhjet, janë ndryshuar, edhe pse amendamenti i pestë i kushtetutës mbron të drejtat civile të ish-skllevërve. Me pak fjalë, një shpronësim i të drejtave nga Paratë e Mëdha, ka treguar se sa anti-demokratike është bërë kushtetuta e SHBA-ve. Mendoj se vetëm sundimi i ligjit për mbrojtjen së jetës me forcën e të drejtës ndërkombëtare mund të rregullojë këtë diktaturë globale të pushtetit të parave dhe ta kthejë përsëri në koherencë me kërkesat e mbështetjes së jetës së dhunuar tani në çdo nivel, me ose pa kryengritje revolucionare.

 

Pyetje: Gjatë shekullit të 20-të, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në disa veprime për të ndryshuar regjime të huaja në mënyrë të fshehtë, dhe – siç vë në dukje revista Foreign Policy – ka rrëzuar shtatë qeveri në 100 vitet e fundit me anë të organizimeve inxhinierike dhe grushteve të shtetit në të gjithë botën, përfshirë grushtin e shtetit në vitin 1953 kundër qeverisë popullore të kryeministrit iranian Muhammed Mosaddeh, apo grushti i shtetit i vitit 1973 në Kil që rrëzoi qeverinë e presidentit Salvador Allende. A janë tipare karakteristike të një qeverie paqedashëse dhe demokratike sponsorizimi dhe grushtet e tilla të shtetit dhe veprimet për ndryshimin e regjimeve?

 

Përgjigje: Nuk ka pasur pothuajse asnjë grusht shteti apo rrëzim të ndonjë qeverie që prej vitit 1945 të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Shembulli i Mosaddeh dhe Allendes që ju jepni, janë nddryshime deti në histori, ku qeveri të zgjedhura, të përgjegjshme shoqerisht dhe paqedashëse të drejtuara nga njerëz të një niveli të lartë janë uzurpuar në mënyrë kriminale. Ky destabilizim i përjetshëm dhe në rritje i shteteve dhe shoqërive të tjera së bashku me trendet e tjera degjeneruese në masë janë gjurmuar në mënyrë sistematike në studimin tim 15-vjeçar “Faza kancerogjene e kapitalizmit: nga kriza te kura. Në Shtetet e Bashkuara, tre pushtetet e legjislaturës supreme, ekzekutivi dhe gjykata, tani të gjitha kontrollohen nga e njëjta parti e parave, për të njëjtën grabitje të spektit të tjetës dhe sistemeve mbështetëse të jetës kudo, në mënyrë që të shumëfishojë veten e vet. Megjithatë, rekordi i gjatë i SHBA-ve dhe aleatëve të saj oligarkë është ende i papërshkrueshëm nga mjetet e informimit publik, sepse ato vetë janë të financuara nga të njëjtat korporata multinacionale që kërkojnë burimet dhe territoret e shoqërive kudo. Mekanizmi kancerogjen global është gjithnjë e më i dukshëm dhe katastrofik, por akoma i panjohur.

Pyetje: Më shumë se një dekadë pas sulmeve të 11 Shtatorit, ka akoma shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me ngjarjen tragjike, përfshirë edhe origjinën dhe motivet e kryerësit, rolin e organizatave të huaja të inteligjencës në organizimin e sulmeve dhe prapaskenat, përfitimet nga sulmet për llogari të komplekstit industrial ushtarak të Shteteve të Bashkuara. Siç e vini në dukje edhe ju në shkrimin tuja, nuk ishte Osama bin Laden ai që drejtoi sulmet e 11 Shtatorit. Kush është fajtori i vërtetë? A ka dorë administrata e Bushit në sulmet e 11 Shtatorit, me qëllim që të vinin në lëvizje projektin e tyre vdekjeprurës të Luftës ndaj Terrorit dhe fillimit të pushtimit të vendeve të ndryshme?

Përgjigje: Monografia e ime e fundit në internet, “Deshifrimi Moral i 11 Shtatorit: përtej Shtetit Kriminal Amerikan,” (“The Moral Decoding of 9-11: Beyond the U.S. Criminal State”) është një përgjigjë përfundimtare e këtyre pyetjeve. Ngjarja/Pika kthyeseështë hedhur hap pas hapi si një skenar i vrasjeve në masë, i cili është parashikuar dhe komplotuar nga planifikues amerikanë gjeostrategjikë me hetim zyrtar, duke e fshehur faktin themelor se struktura e çeliktë kundra zjarrit u shkërmoq me shpejtësinë e forcës së rëndesës deri në bazë në kundërshtim me ligjet e fizikës. Për më tepër, pyetja e parë e drejtësisë ligjore – cui bono, kush përfitoi? – është përjashtuar që nga fillimi, edhe pse çdo politikë e mëvonshme, vendimet dhe fuqia e re i ka shërbyer interesave të regjimit të Bushit dhe kompleksik ushtarak amerikan të naftës kundër mirëqënies së interesit publik amerikan dhe atij botëror, veçanërisht atij në Irak, Afganistan.

Për fat të keq, teoritë e konspiracionit e humbasin logjikën e brendshme të ngjarjes strategjike dhe çregullimit të sistemit që e bëri. Teoria konspirative zyrtare është absurde, por çdo mosbesues i saj konsiderohet si një “konspirator” – projeksioni i kundër që mban vulën e propagandës amerikane. Gjithmonë fajëso të tjerët për atë që bën Amerika, si një mënyrë për të sulmuar të tjerët.

 

Pyetje: CIA,që nga krijimi i saj 66 vite më parë, është përfshirë në sabotime të shumta të fshehta, anti-sabotime, vrasje, propagandë, shkatërrime, plane përmbysjeje kundër vendeve të tjera dhe gjatë të gjitha këtyre aksioneve të fshehta, ka bërë shkelje të ndryshme të traktavete të njohura ndërkombëtare, rregulloreve, sovranitetit dhe integritetit territorial të këtyre vendeve. A janë këto veprim dhe hapa të ligjshme, apo të jashtëligjshme? Nëse këto janë të paligjshme, atëherë pse asnjë organizatë ndërkombëtare nuk heton krimet dhe pse nuk e akuzon qeverinë Amerikane si përgjegjëse?

Përgjigje: Po, kjo është një çështje kyçe për botën. Por, të dhënat e Amerikës si shtet mashtrues janë të pallogaritshme në mas media, sepse ato financohen dhe reklamohen nga të njëjtat korporata multinacionale që kërkojnë burimet dhe territoret e botës, duke kërcënuar me embargo tregtare, apo mungesë të investimeve, si dhe me anë të forcës së armëve dhe NATO-s. Kjo është ajo që mbretëria amerikane e terrorit dhe e mungesës së ligjit arrin – jo vetëm me krime luftë kundër njerëzimit, por me shkatërrim ekonomik kundër çdo shoqërie që i reziston traktateve tregtare dhe kërkesave, të cilat njohin vetëm të drejtën e korporatave multinacionale për përfitime. Nëse mekanizmi shkaktues është i panjohur, atëherë rezultani është papërgjegjësia. Faji u vihet armiqve të caktuar të Shteteve të Bashkuara – si Irani, Rusia, apo Venezuela – dhe protestat dhe çregullimet shoqërore bien mbi këto shoqëri.
Në fak, ka shumë ligje ndërkombëtare jetë-mbrojtëse që i lejojnë Amerikës të mos japë llogari, dhe secili pre tyre mohohet nga Amerika dhe nuk aplikohet mbi të; ligjet dhe konventat kundër armëve berthamore, armëve biologjike, armëve kimike, minat tokësore, armët e vogla, raketat balistike ndërkombëtare, torturat, racizmi, seksizmi, abuzimi me fëmijët, sekuestrimi dhe burgosjet arbitrare, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, shtrembërimet e motit ushtarak, humbja e biodiversitetit dhe destabilizimi i klimës ndërkombëtare. Megjithatë, ky rekord mbetet tabu për t’u gjurmuar, apo për t’u publikuar, ndërkohë që Amerika demonizon të tjerët për shkelje të ligjeve dhe normave të bashkësisë ndërkombëtare.”

SHBA-të dhe aleati i tij Izraeli, në këtë mënyrë shkelin ligjen kundër agresionit të armatosur, të pushtimit dhe krimet kundër njerëzimit sipas dëshirës, por që i dinë dhe i citojnë ligjet? Për shembull, kur Amerika ishte gati të kryente krimin e madh të pushtimit të Irakut në vitin 2003 pa asnjë bazë ligjore, askush nuk e ngriti çështjen te Këshilli i Sigurimit, përfshirë edhe diplomatët irakenë aty. Me vonë debatova në televizionin publik kanadez si një analist profesionist i gjeopolitikës së Shteteve të Bashkuara tri ditë para bombardimeve mbi Bagdad, deklarata ime se Amerika “rrezikonte të kryente krime lufte,” u fshi nga trasmetimi i drejtpërdrejtë. Themeluesi i të drejtës ndërkombëtare është i heshtur në këtë rast mënyrë, ndërsa mediat nisin t’i quajnë kundërshtarët “jopatriotikë”, ose “terroristë” – si në Gjermaninë naziste. Nëse shtetet nuk që i binden ligjit nuk qëndrojnë dhe nuk bashkohen për sundimin e ligjit ndërkombëtarë, për mbrojtjen e jetës, atëherë kjo nuk ka për të marrë fund./ML

* Artikulli është sjellë vetëm për informim dhe nuk do të thotë që domosdo reflekton të vërtetën absolute, pajtueshmërinë apo qëndrimin e redaksisë. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com