Shqiptarët në të gjithë botën u emocionuan dhe u ndjenë krenar me kombëtaren e tyre të martën e kaluar, kur u zhvillua ndeshja në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.
Ani pse ky takim u ndërpre, shqiptarët në njëfarë mënyrë fituan pasi që futbollistët në fushë arritëm që ta mbrojnë flamurin e Shqipërisë së Madhe, i cili u valëvitë në fushë.
Sulmuesit me origjinë shqiptare, Shpëtim Sulejmani i cili i mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Zvicrës U-20 dhe skuadrës gjermane Bochum, tashmë po i rrah zemra ‘kuq e zi’.
“Ndeshja në mes Serbisë dhe Shqipërisë, më ka emocionuar pa masë dhe do të kisha shumë dëshirë që një ditë luaj për vendin tim”, ka thënë në një prononcim për gazetën Arena, Shpëtim Sulejmani.