Sekretet e EULEX-it në duart e Serbisë

0

Informacione sekrete të EULEX-it kanë përfunduar në zyrat e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të Serbisë (BIA).
Për këtë kanë qenë të njoftuar zyrtarët më të lartë të këtij misioni nga prokurorja Maria Bamieh, shkruan Koha Ditore, në vazhdimin e pestë të serisë së shkrimeve për dyshime të forta të korrupsionit në EULEX.

Në kuadër të raportit për korrupsion në këtë mision, prokurorja Bamieh i kishte shkruar shefit të komponentit të EULEX-it për drejtësi, Silvio Bonfigli, se informacione të ndjeshme kishin rrjedhur nga misioni, por nuk ishin kryer hetime për shkak se paraardhësi i Bonfiglit, Alberto Perduca, kishte thënë se “mund të hidhërohen serbët”.

Bamieh, prokurore britanike që në EULEX ka qenë prej fillimit të këtij misioni, kishte shkuar personalisht te Berduca për ta njoftuar atë për këto informacione. /koha/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com