Sipas një hetimi nga BBC, dhjetëra mijëra pedofilë në SHBA, janë duke përdorur të ashtuquajturën “Rrjetin e errët”, të tregtisë së imazheve mbi abuzimin seksual.
Një faqe e tillë në internet merr deri në 500 shikime në sekondë, thotë themeluesi i saj i kontaktuar nga BBC-ja.
Shifra të larta tregojnë rritjen e prodhimit dhe shpërndarjes së imazheve të turpshme, të paligjshme.
Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë, paralajmëroi mbi kërcënimet e vitit 2014, duke qenë se abuzuesit po përfshihen gjithnjë e më shume në internet nëpërmjet faqeve anonime.
“Rrjeti i errët”, është një term i përdorur për t’iu referuar atyre faqeve të internetit që janë të fshehura dhe në të cilat është e vështirë të hyhet, pa software të posaçëm.
Një nga produktet më të njohura dhe më të përdorura për të hyrë në faqe të tilla, është “TorBrowser”.
Tor u krijua së pari nga ushtria amerikane, por tani është përdorur edhe nga fushata pro-demokracisë, informues dhe gazetarë që veprojnë nën regjimet represive.
Por shumë nga faqet e internetit që janë të paligjshme nuk mund të gjenden duke përdorur një program standard. Kriminelët përfitojnë nga anonimati i tyre.
BBC News arriti të kontaktonte një njeri që, deri kohët e fundit, kishte zhvilluar një rrjet të errët për pedofilët, duke rënë në ujdi me këta të fundit për publikimin dhe shpërndarjen e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve.
Ai kishte përdorur një adresë që nuk gjurmohej dot si dhe mesazhe të koduara. Nuk ka asnjë mënyrë për të konfirmuar identitetin e tij, por ai ka dhënë prova se ishte pronar i faqes, e cila u mbyll në maj të këtij viti.
Ai pranoi se ishte një pedofil aktiv.
“Ne kishim mbi 40.000 përdorues në këtë faqe interneti. Ndonjëherë merrnim deri në 500 shikime në sekondë”, thoshte ai. Ai pohoi gjithashtu se numri i përdoruesve të këtyre adresave, është në rritje. /shekulli/