“Repubblica”: Berati, ku myslimanët e të krishterët bashkëjetojnë në paqe

0

Prestigjiozja italiane “La Repubblica” ka publikuar shkrimin me titull: “Berati, ku myslimanët dhe të krishterët bashkëjetojnë në paqe.”

Gazeta italiane shkruan se në një moment kur prifti ortodoks celebron një martesë në Kishën e Shën Dhimitrit, pak hapa më tej ndodhet Xhamia e Plumbit.

Kjo është ajo që ndodh në Berat, në qytetin e një mbi një dritareve, i cili është rreth 100 kilometra larg Tiranës.

Në një pllakë në hyrje të qytetit të vjetër shkruhet se që nga viti 2008 ky qytet është i përfshirë në UNESCO së bashku me Gjirokastrën.

Nuk është e vështirë të kuptohet përse Berati është në listën e trashëgimisë botërore, pasi përveç se është shembull i një qyteti të ruajtur në përsosuri, konservon një bashkëjetesë fetare shembullore.

Artikulli sqaron rrugën që duhet të ndjekësh për të zbuluar bukuritë dhe historinë e Beratit.

Mali i Tomorit, lumi Osum, Gorica, Kalaja janë disa nga vendet që përshkruhen me detaje dhe cilësohen si të pashmangshme për t’u vizituar nëse dikush shkon në Berat.

Zona e Kalasë, shumë mbresëlënëse, në një lartësi prej 214 metrash, shtrihet përgjatë lumit Osum. Pamje unike që të lënë pa frymë shkruan “Repubblica“.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com