Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»“Rënia e Berlinit”: E megjithatë Angela Merkel nuk zmbrapset nga “dyert e hapura” për refugjatët
    Lajme

    “Rënia e Berlinit”: E megjithatë Angela Merkel nuk zmbrapset nga “dyert e hapura” për refugjatët

    Dija OnlineBy Dija Online20-09-201605 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Siç u morr vesh, Angela Merkel pranoi gabimet në menaxhimin e krizës së refugjatëve, edhe pse në fjalimin e parë pas humbjes së Berlinit, nuk kanë munguan tonet luftarake.

    Kancelarja gjermane mori përgjegjësinë e rezultateve katastrofike të partisë së saj në zgjedhjet e së dielës në Berlin, duke pranuar gabimet në menaxhimin e krizës së refugjatëve të vitit të kaluar.

    Në një fjalim të pazakontë me tone vetëkritikuese, por gjithashtu edhe luftarake, kancelarja gjermane tha se po lufton për të siguruar se nuk do të ketë përsëritje të skenave kaotike të vitit të kaluar në kufijtë e Gjermanisë, kur “për pak kohë, ne nuk patëm kontroll të mjaftueshëm”. “Askush nuk dëshiron përsëritjen e situatës së vitit të kaluar përfshirë edhe mua”, tha Merkel

    Sidoqoftë, ajo nuk e distancoi veten nga vendimi i saj shtatorin e kaluar për të mbajtur të hapur kufijtë e Gjermanisë për mijëra refugjatë të bllokuar në stacionin Keleti në Budapest. Gabimi, tha kancelarja, ishte se ajo dhe qeveria e saj nuk kishin qenë të shpejtë në përgatitjet për zhvendosjen masive të kaq shumë njerëzve nga konfliktet në Lindjen e Mesme.

    “Nëse do të isha në gjendje, do ta ktheja kohën pas, me shumë e shumë vjet në mënyrë që të kisha përgatitur të gjithë qeverinë dhe autoritetet për situatën që na goditi papritmas në fundin e verës së vitit 2015”, tha ajo.

    Zgjedhjet e së dielës kanë sjellë një epokë të re të politikës shumëpalëshe në kryeqytetin gjerman, me dy partitë tradicionale qeverisëse, kristiandemokratët dhe socialdemokratët që kanë rënë në rezultatet më të këqija në Berlin në historinë e tyre, ndërkohë që majtistët e “Die Linke” dhe populistët anti-emigrantë të “Alternativës për Gjermaninë” u rritën në mënyrë të konsiderueshme.

    Merkel pranoi se ajo kishte dështuar për të dhënë shpjegime të mjaftueshme për politikën e refugjatëve, dhe se fraza e saj “Ne do ia dalim” kishte provokuar ata që nuk pajtoheshin me kursin e saj politik. Fjalët e saj do të interpretohen si një “degë ulliri” ofruar për liderin e partisë motër të CDU-së, Unionit Bavarez Kristiansocial, CSU që e ka distancuar në mënyrë të përsëritur veten nga sllogani aq i shumëcituar i Merkel.

    Për shumë kohë, tha Merkel, ajo ishte mbështetur në një procedurë të parashikuar nga rezoluta e Dublinit, “e cila, që ta themi thjesht, e kishte nxjerrë problemin jashtë duarve të Gjermanisë”, duke shtuar se “dhe kjo nuk ishte gjë e mirë”.

    62-vjeçarja Merkel, gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e CSU për vendosjen e një limiti të sipërm statik për numrin e azilkërkuesve që Gjermania do të pranojë në vitin 2016, duke thënë se kjo nuk do e zgjidhte problemin. T’u ndalosh njerëzve hyrjen në vend në bazë të besimit të tyre, tha ajo, do të ishte e papërputhshme me kushtetutën e Gjermanisë dhe themelet etike të vetë partisë së saj.

    Ajo u ankua se Bashkimi Europian si një bllok i vetëm nuk po arrin ta njohë krizën e refugjatëve si një “sfidë globale dhe morale”. “Ajo që po shohim në Europë është ndërgjegjësimi se ne nuk po e drejtojmë më lojën, kur vjen puna tek globalizimi, nuk jemi ne që po përcaktojmë hapat”.

    “Në vitin 1990, kur ra muri, lufta e ftohtë mori fund dhe liria lulëzoi anekënd, dukej se ne kishim marrë rrugën e pakthyeshme drejt fitores, dhe se ishte në dorën e pjesës tjetër të botës të na bashkohej me modelin tonë. Liria kishte fituar. Tani del që gjërat nuk ishin edhe aq të thjeshta”.

    Rezultatet e së dielës shërbejnë për të ilustruar shkallën me të cilën po ndryshon peizazhi politik në të gjithë Europën, duke u fragmentarizuar gjithnjë e më shumë. Socialdemokratët i kanë rënë pikës kur në një poster të tyre për zgjedhje, kishin shkruar slloganin “Berlini do të qëndrojë shumëdimensional”.

    “Alternativa për Gjermaninë”, cilësuar nga lideri i saj si projekti demokratik më i madh i dekadave të fundit, hyri në parlamentin e shtetit të dhjetë, radhazi. Alternativa mundi të mobilizojë 64 mijë votues që nuk kishin votuar ndonjëherë, ndërsa 41 mijë të tjerë të kësaj kategorie votuan për partitë e tjera të marra së bashku.

    Ajo përfitoi shumë në periferite e ish-lindjes komuniste, në zona ku rritja e kostos së jetesës është trend dhe që janë ndikuar shumë nga akomodimi i refugjatëve, strehat për të cilët janë ngritur pa u konsultuar qytetarët.

    CDU, e cila ra në rezultatin më të dobët që nga fundi i luftës së dytë botërore mori mbështetje më të fortë në periferitë e pasura të perëndimit, ku ka edhe bastioned e veta.

    Duke nisur nga konfliktet për menaxhimin e mbetjeve urbane në qytet, deri tek rritja e qirave, paaftësia e autoriteteve të qytetit për të proceduar me aplikimin e refugjatëve, apo me dështimin në vite për t’i ndërtuar Berlinit një aeroport të ri, sfidat me të cilat përballen zyrtarët e rinj janë të shumta dhe komplekse.

    Pjesa më e madhe bie dakord se kjo qeveri do të jetë vendimtare në përcaktimin e të ardhmes së Berlinit dhe nëse ai do të jetë popullor dhe një vend i hapur për të jetuar apo “do të mbytet nën suksesin e vet”, sikundër e përcaktoi gazeta “Berliner Zeitung”.


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleOpozita i thotë ‘Po’ thirrjes së Mustafës
    Next Article “Thaçi, Veseli e Haliti, treshja e tmerrshme do të shpëtojnë nga Gjykata Speciale”
    Dija Online

    Related Posts

    “Sokoli” – droni “Made in Kosova” që synon të rivalizojë Bayraktarin turk

    01-07-2025

    Haxhiu: Të gatshëm për takime me Osmanin – tërhiqem nëse nuk i siguroj 61 vota

    01-07-2025

    Dogana e Kosovës ndalon futjen e insekticideve të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    01-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Sokoli” – droni “Made in Kosova” që synon të rivalizojë Bayraktarin turk

    Haxhiu: Të gatshëm për takime me Osmanin – tërhiqem nëse nuk i siguroj 61 vota

    Dogana e Kosovës ndalon futjen e insekticideve të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    Abdixhiku: Do të marrë pjesë në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të shprehet për situatën

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.