Së paku 98 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në operacionet ajrore dhe tokësore në të gjithë Sirinë. Këto vrasje janë kryer nga regjimi i Bashar al-Asadit, thonë aktivistët e opozitës.
Rrjeti sirian me bazë në Londër tha se 47 vetë u vranë në Aleppo, 16 në periferi të Damaskut, 14 në Homs, 10 në Idlib, shtatë në Dera’a, tre në Hama dhe një në Quneitra.
Sipas grupit të opozitës, forcat e regjimit Asad kishin përdorur edhe bomba fuçi dhe bomba vakum, me të cilat kryen sulmet në shumë rrethe të Aleppos.
Agjencia zyrtare e lajmeve SANA tha se ushtria siriane vranë shumë persona të armatosura në Aleppo, Latakia dhe Homs.
Siria është kapluar nga luftimet thuajse konstante që kur regjimi filloi një goditje të dhunshme në përgjigje të protestave anti-qeveritare në mars 2011, duke shkaktuar një konflikt, i cili ka lajthitur në luftë civile.
OKB-ja nuk llogarit më numrin e të vrarëve, sepse numërimi zyrtar është bërë shumë i vështirë për tu verifikuar. Të paktën 100.000 vdekje janë regjistruar në numërimin e fundit zyrtar në korrik 2013. /mesazhi/