Rama i dorëzoit krehut të KMSH lejen e Xhamisë së Madhe në Tiranë

0

Nga sot përgjegjësi i vetëm për vonesën në ndërtimin e Xhamisë së Madhe të besimtarëve myslimanë, është Skënder Bruçaj. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama ndërsa i dorëzoi kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë lejen për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në qendër të Tiranës.
“Dhe ashtu si Shën Thomai që nuk besonte pa prekur, se u bë një histori kaq e gjatë e në këtë godinë u bëmë kaq shumë burra medemek të mëdhenj, jo për ngas gjatësia, por nga pushteti, që hyjnë e dalin e flasin për leje. Unë di të them vetëm kaq: Ja ku e keni përfundimisht lejen e ndërtimit të xhamisë së re që është po aq e vërtetë saç është e vërtetë shqiponja me dy krerë dhe përkrenarja e Skënderbeut në këtë dosje. Dhe që nga ky moment ka vetëm një përgjegjës për vonesat, emri i tij është Skënder Bruçaj”, deklaroi Rama.

Por nuk kane munguar as batutat

Bruçaj: Këtë përgjegjësi do ta çojmë deri në fund për të pasur një xhami siç e kanë ëndërruar besimtarët. Lusim Allahun e Madhëruar, që ta mundësojë me të gjitha lehtësitë e duhura ndërtimin dhe përfundimin sa më parë të kësaj xhamie.

Rama: Mos e lini të përmendë më Zotin kur vjen puna tek ndërtimi, po të bëjë ndërtimin tani, se Zoti e bëri të vetën.

Xhamia e Namazgjasë do të ndërtohet me vetëfinancim nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, ndërsa qeveria ka marrë përsipër dëmshpërblimin e pronarëve të truallit mbi të cilin ndërtohet ky objekt kulti. Projekti parashikon dhe një park të gjelbëruar që do të rrethojë Xhaminë e Madhe.

Por ndryshe nga projekti i Bashkisë së Tiranës që parashikonte përbri Xhamisë edhe një qendër tregtare, qeveria do të financojë ndërtimin e Muzeut të Bashkëjetesës, i cili sipas Ramës, nuk është një çmim për t’u paguar për ndërtimin e xhamisë, por është vetë fryti i objektit. “Sot i çelet rruga një projekti që nuk është pallat me xhami, po një xhami pa pallat”, tha Rama. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com