Plagosen katër persona, teksa po ktheheshin nga ku kishin marrë nuse

0

Katër persona janë plagosur me armë zjarri, të dielën rreth orës 18:00, në fshatin Mikushnicë të Skenderajt. Ata ndodhen në QKUK për trajtim.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Sipas tij, dyshohet se një mos marrëveshje e mëhershme mes dy familjeve, asaj Avdiu dhe Rexhepi, ka rezultuar sot me konflikt të armatosur. Zahiti nuk ka dhënë detaje shtesë për këtë incident.

KosovaPress mëson se të plagosurve u ka dal në rrugë personi (polic) teksa ata po ktheheshin nga ku kishin marrë nuse. Personi që ka shtënë në ta, ka ndal pikërisht veturën ku ndodhej nusja me mendimin se edhe dhëndëri është në të. Por, meqë ai nuk gjendej, ka filluar konflikt me familjarë të tjerë të tij. /KP 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com