Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Përurohet xhamija “Bajram Pasha Isa Beg” në Mitrovicë
    Lajme

    Përurohet xhamija “Bajram Pasha Isa Beg” në Mitrovicë

    Dija OnlineBy Dija Online21-06-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nën leximin e ajeteve Kur’anore, dhe në prani të strukturave më të larta të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), dhe të Turqisë, ministrave të të dyja shteteve, deputetëve nga Turqia, ambasadorëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal, hoxhallarëve, e shumë xhematlinjëve, është përuruar të premten xhamia ‘Bajram Pasha Isa Beg’ në qendër të Mitrovicës, aty ku është i emëruar imam edhe Hoxha i mirënjohur kosovar Enis Rama.

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke uruar xhematin për këtë xhami të bukur, tha se sot për Mitrovicën dhe Kosovën është një ditë e veçantë.
    Sipas tij, përkrahja e qeverisë dhe popullit turk për Kosovën dhe popullin e saj, është dëshmuar vazhdimisht, si në kohë të vështira ashtu edhe në paqe.
    “Ky objekt është institucion që prodhon paqe, prosperitet dhe bashkëpunim për të gjithë. Nga kjo shtëpi e Zotit, sikurse edhe deri tani, do të ndizen shkëndija për të gjithë qytetarët, të cilat shkëndija përçojnë mesazhin e dashurisë mes vete, barazisë dhe bashkëjetesës për të gjithë, pa dallim”, ka thënë mes tjerash Tërnava.
    Edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Turqisë, Mehmet Gyrmez, duke u shprehur i lumtur për ndërtimin e kësaj xhamie, tha se kjo është një dhuratë enkas për vëllezërit shqiptarë në Kosovë.
    Ndërkaq, ministri i shëndetësisë së Turqisë, Mehmet Myjezinogllu, duke dërguar mesazhet e urimit të kryeministrit turk, Taip Erdogan dhe presidentit, Abdullah Gyl, për qytetarët e Mitrovicës dhe të Kosovës në përgjithësi, ka premtuar mbështetje në fusha të ndryshme për shqiptarët dhe Kosovën.
    Ai i ka quajtur qytetarët e pranishëm bashkëvendës, duke sqaruar se të parët e tij janë me prejardhje pikërisht nga Kosova.
    “Kjo xhami që po inaugurohet sot nuk do të jetë e fundit, por bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë edhe më fuqishëm. Përkrahja e popullit turk nuk do të jetë vetëm në këto objekte fetare, por edhe në fusha tjera, si në shëndetësi dhe ekonomi” ka thënë ministri Myezinogllu.
    Ndërtimi i kësaj xhamie është donacion nga komuna e Bajram Pashës së Stambollit dhe kap shumën prej rreth 2 milionë euro.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleEkskluzive: Ja marrëveshja për demilitarizimin e UÇK’së e nënshkruar me 21 qershor 1999
    Next Article Inaugurohet xhamia në Shkozet të Durrësit, investim i biznesmenëve çamë
    Dija Online

    Related Posts

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    02-07-2025

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    02-07-2025

    Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, nevojitet zgjidhje urgjente

    02-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, nevojitet zgjidhje urgjente

    Si të zgjedhësh shalqinin e duhur sa herë që bler – pa gabuar kurrë!

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.