Kosovë: Për 3 vjet, 18 mijë vjedhje

0

Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2011 janë regjistruar 8474 vjedhje, ndërsa në vitin 2012 ky numër është ngritur duk e çuar në 8607 numrin e vjedhjeve.
Brenda tri viteve të fundit, janë regjistruar më shumë se 18 mijë raste të vjedhjeve në Kosovë, ndërsa në mesin e tyre, viktimë kanë rënë edhe shumë bashkatdhetarë që i kanë mbyllur shtëpitë dhe kanë ikur në mërgim.

Këto të dhëna janë publikuar nga Policia e Kosovës e cila thotë se në shumë raste hajnat janë identifikuar.

Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2011 janë regjistruar 8474 vjedhje, ndërsa në vitin 2012 ky numër është ngritur duk e çuar në 8607 numrin e vjedhjeve.

Në vitin e kaluar, siç deklaroi Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovën, numri i vjedhjeve ka arritur në 8689. Këtu përfshihen të gjitha llojet e vjedhjeve nga ato të portofolave, deri tek vjedhjet e rënda të shpive, banesa e bankave.

“Ka raste kur edhe shtëpitë në te cilat përkohësisht apo shtëpitë që nuk banon askush janë traget i vjedhjeve, mirëpo jo ne raste të shpeshta. Ka pasur po ashtu edhe mërgimtarë që janë ankuar që shtëpitë e tyre janë thyer ose janë vjedhur”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Zyrtarë të kësaj të fundit thonë se në të gjitha rastet, policia heton dhe personat e dyshuar kapen dhe dërgohen para drejtësisë.

“Kur flasim për zbulimin e veprave penale të vjedhjeve mund të themi se pothuajse të gjitha rastet zbulohen pasi që gjatë punës hetimore policia ka arrestuar persona të cilët kanë qenë të përfshirë në një ose me shumë raste të vjedhjes”, deklaroi mes tjerash zëdhënësi Sadriu.

Naser Zeneli është njëri nga personat që ka rënë viktimë e hajnave. Ai banon në Fushë-Kosovë në njërin nga banesat e ndërtuara pas luftës, ndërsa një ditë e kishte gjetur banesën e thyer, dhe menjëherë i kishte lajmëruar Policinë e Kosovës.

“Më janë vjedhur disa gjëra me vlerë, foto-aparati, laptopi, disa bizhuteri të gruas…etj. Por ajo që është më skandalozja mënyra se si e kanë thyer banesën në një kompleks ku ka edhe banesa të tjera dhe ka frekuentim njerëzish”, deklaroi Zeneli.

Zeneli thotë nuk ishte viktima e vetme në atë rajon, pasi që policia e kishte njoftuare dhe për disa vjedhje të “cilësuara të rënda” në këtë lokalitet.

Ndërsa Zeneli ishte interesuar më vonë nëse Policia ka arrit t’i identifikoj hajnat dhe siç e kanë njoftuar fqinjët, njëri nga ta ishte nga Shqipëria.

Megjithatë këto vazhdojnë të mbetën vetëm supozime.

Ndërsa dy ditë më parë, Policia njoftoi se i ka zënën në flagrancë dy hajna që kishin thyer një lokal afarist, dhe krejt çka kanë arritur të vjedhin, ishin 10 euro.

Ngjarja kishte ndodhur në Mitrovicë, ndërsa këta konsideron si hajnat me “fatkeq”, pasi që menjëherë atyre u është shqiptuar masa e ndalesës në paraburgim.

Drejtori i Qendrës për Studime Ballkanike, Fadil Lepaja tha se në rritjen e hajnisë dhe kriminalitetit ndikon kryesisht gjendja e rëndë sociale.

E në rastin e Kosovës, sipas tij, situatës i kontribuon edhe mungesa e vullnetit të politikes që të merret me këto tema të vogla siç është siguria publike.

“Në fakt, korrupsioni është i përhapur jashtë mase në institucione e sidomos në polici dhe gjykata, dy sistemet kyçe që ndikojnë në shkallën e krimit në një vend, pas gjendjes sociale”, tha Lepaja, sipas të cilit, kur ndodhë ndonjë hajni, dështon hallka e parë e sigurisë.

“Hajnat zakonisht nuk zbulohen. Edhe kur zbulohen sistemi i gjyqësor dështon të bëj punën e vet. Kështu që krejt kjo ka mbetur në dorë të qytetarëve të cilët gjejnë, si dinë e si munden, forma te ruajtjes së pasurisë së tyre”, deklaroi Lepaja, sipas të cilit, pa një reformim të sistemit të sigurisë publike, përfshirë edhe një luftë kundër korrupsionit dhe jo profesionalizmit në këto institucione, nuk pritet të ketë ndryshime serioze të gjendjes, e cila është e rëndë.

Ai i përmendi edhe kompanitë private të sigurimit, të cilat, sipas Lepajës, luajnë rolin e policisë, por edhe ato në shumë raste kanë dështuar.

“Ato kanë hyrë në një fushë të cilën e mbulon vetëm Polica, ndërkohë që këto përmes sistemit të alarmeve, vëzhgimit me kamera dhe rojeve, janë bërë pjesë e sistemit të sigurisë publike i cili fatkeqësisht ende është në gjendje jofunksionale”, deklaroi ai.

Ndryshe, në Kosovë megjithatë ka edhe hajna që ua kanë zili edhe më profesionistët.

Ata kanë arritur të kryejnë dy vjedhje spektakolare brenda Stacioneve të Policisë, aty ky objekti ruhet nga dhjetëra policë.

Në njërin rast janë vjedhur më shumë se 30 kilogramë drogë dhe para të gatshme mbi 1 milionë euro kesh, ndërsa në rastin tjetër dhjetëra kilogram ari të pastër.

Asnjëri rast nuk është ndriçuar deri më tani. /albinfo/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com