Peja proteston kundër përdorimit të armëve në Vitin e Ri

0

Në qendër të qytetit të Pejës, sot është mbajtur protestë paqësore kundër përdorimit të armëve për festat e fund vitit. Kjo, protestë me moton “Një plumb më pak, një plumb më pak, një jetë me shumë” është organizuar nga familjaret dhe bashkëfshatarët e viktimës Shpresa Kastrati Fetahaj nga fshati Raushiç i Pejës , e cila kishte humbur jetën vitin e kaluar si pasojë e një plumbi që kishte goditur në kokë në ndërrimin e mot smoteve.
“Vitin e kaluar ishte motra jonë,këtë vit mund të jetë motra juaj” ishte mesazhi i familjarëve të Shpresës dhe qindra qytetarëve të cilët ju bashkëngjiten këtij marrshi protestues.

Leona Kastrati, motra e viktimës, tha së vitin e kaluar si pasojë e përdorimit të armëve humbi jetën motra saj Shpresa . Ajo kërkojë që mos të përdorën armët gjatë festave të fundit vitit dhe mos të ketë dhimbje askush, siç kishte përjetuar familja e saj.

“Ai plumb që atë natë u shkrep, vrau Shpresën dhe ëndërrta e saja , por bashkë me të vrau edhe zëmrat tona. Shpresa i shpëtojë plumbit të luftës por vdiq nga plumbi i lirisë ” tha Kastrati duke kërkuar nga qytetarët që mos të gjuaj me armë sepse ajo vret pa mëshirë duke lënë fëmijë jetim, prind pa fëmijë dhe vëlla pa motër.

Ajo tha së vitin e kaluar ishte motra jonë,ndërsa këtë vit mund të jetë motra juaj, duke i lutur qytetarët që mos të festojnë me armë që mos të ketë raste si të Shpresës dhe shumë viktimave tjerë .

“Nëse ne të gjithë vetëdijesohemi mund të jetë rasti i fundit ” tha motra e viktimës para qytetarëve të pranishëm .

Motra tjetër e viktimës, Qendresa Kastrati, tha së për shkak të një plumbi që ishte shkrepur vitin e kaluar sot motra e sajë është e vdekur. Ajo tha së nga ky plumb i goditur në kokë Shpresa kishte marr lëndime të rënda dhe pas 17 ditëve kishte ndërruar jetë në QKUK.

Kësaj proteste i dhanë mbështetje shumë qytetarë të Pejës dhe organizata jo-qeveritare të cilët mbanin pankarta kundër përdorimit të armëve për festën e vitit të ri.

Veton Mulaj, nga organizata ” Syri i Vizionit ” tha së familja e viktimës ,përveç dhimbjes së madhe ajo po tregohet shumë e fortë e cila po jep një mesazh shumë me vend tek qytetarët e Kosovës që mos t’i përdorin armët për festa që mos të ketë viktima tjera si pasojë e përdorimit të tyre.

“Sot në Kosovë kemi shumë njerëz të vdekur dhe njerëz që kanë mbetur në karroca, si pasojë e festimi me armë për nderimin e mot moteve ” ka pohuar Mulaj duke thënë që ky mesazh i kësaj familje duhet të jetë për të gjithë qytetarët e vendit që të festojnë dinjitetshëm me familja pa përdorimin e armëve.

Përfaqësuesi i fshatit Raushiq, Jah Mulliqaj, falënderojë qytetarët e pranishme dhe në emër të fshatit urojë festat e fundit vitit me shpresën që armët mos të përdoren për të festuar këtë ndërrim të mot moteve.

Por sot atmosferën e para Vitit të Ri e ka zymtuar një vrasje që ka ndodhur në mëngjes afër një pompe benzine. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com