Pasuria e konfiskuar e zyrtarëve kosovar: 27 milionë euro, për vetëm gjashtë muaj

0

Gjatë debatit në emisionin “Puls” të KTV-së, ku mysafirë të Mefail Bajqinovcit ishin Shqipdon Fazliu (koordinator Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik) dhe Liridon Llapashtica (gazetar në “Zëri”), është se në periudhën janar-qershor 2014 janë sekuestruar pasuri në vlerë prej 27 milionë euro

“Behet fjalë për 365 mijë euro para të ngrira, shtatë shtëpi, palujtshmëri – 38 hektarë tokë, 17 banesa, dy objekte ndërtimore, një motel, nëntë vetura, gjashtë lokale afariste, lojëra të fatit, makineri të ndryshme, fabrikë, klinikë, restorant… e po ashtu është në proces një vilë në republikën e Malit të Zi – në Ulqin. Kemi të bëjmë me sekuestrim, deri në vendimin e gjykatës”, ka thënë Fazliu.

“Bëhet fjalë për politikanë, për zyrtarë të qeverisë dhe qeverive të mëhershme; bëhet fjalë për biznesmenë të fuqishëm dhe zyrtarë komunalë. Pra, bëhet fjalë për figura të larta politike”, ka theksuar ai, duke shtuar se ekspertët ndërkombëtarë kanë treguar se shpëlarja e parasë po bëhet nga ndërtimet.

Gazetari Llapashtica deklaron se i është krijuar përshtypja që këta njerëz janë aq të fortë sa që nuk e qajnë kokën se çka nënshkruajnë. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com