Parlamenti iranian voton për përforcimin e kapacitetit balistik

0

Parlamenti iranian votoi një ligj të ri për rritjen e kapacitetit balistik të vendit, raportoi sot agjencia zyrtare e lajmeve, Irna.

Teksti thekson se “duhen marrë masa kryesisht për zhvillimin dhe rritjen e kapacitetit balistik të Iranit dhe të zhvillohen armatimet antiajrore me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjerë veprimi”.

Ky tekst u votua nga parlamenti në ikje, që dominohet nga konservatorët, mandati i të cilit përfundon më 27 maj.

Ky votim ndaj këtij ligji vjen në një moment që SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania kishin kritikuar në fund të marsit disa teste me predha balistike të Iranit, duke vlerësuar se binin në kundërshtim me rezolutën e OKB-së dhe i kërkonin Këshillit të Sigurimit të shqyrtonte këto shkelje. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com