Sërish paralajmërohen protesta masive nëpër disa qytete të Maqedonisë si në Shkup, Tetovë, Gostivarë, Dibër e Strugë. Këto protesta po organizohen që nga e premtja për të kundërshtuar dënimin e përjetshëm të shqiptarëve në rastin “Monstra”.
Sipas thirrjes e cila tani më qarkullon dhe shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale, priten protestat që do të mbahen për çdo ditë, në shumë qytete të Maqedonisë.
Protestat do të organizohen nga ora 14 në të gjitha qytetet e Maqedonisë ku kryesisht jetojnë shqiptarët.