Pakistan, vritet komandanti i talebanëve i cili ndihmoi militantët gjatë sulmit në shkollë në Peshawar

0

Në operacionet kundër talebanëve në Pakistan, është vrarë një nga komandantët e talebanëve.

Ushtria pakistaneze ka kryer operacionin kundër talebanëve në zonën Hayber Gundaii dhe siç njoftoi një nga përfaqësuesit e qeverisë Sahab Ali Sah, në operacion është vrarë komandanti i njohur i talebanëve Saddam, ndërkohë që janë plagosur gjashtë militantë të tjerë.

Komandanti Saddam dyshohet të ketë ndihmuar sulmuesit gjatë sulmit në shkollën në Peshawar, kur janë vrarë 150 persona, në mesin e të cilëve 134 nxënës. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com