Frika se do të hynte në operacion, e kishte lënë pa gjumë tërë natën. Por frika iu hoq në mëngjesin e së enjtes kur erdhi në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për ta kryer operimin.
Në vend të frikës, tash ajo u bë merak. Nuk e di kur do të operohet. Kjo paciente dhe shumë të tjerë, nuk pati mundësi t’i nënshtrohej operacionit. Jo se nuk deshi apo nga frika, por për shkak të mungesës së anesteziologëve dhe anestezionit, shkruan Tribuna.
Pacientja që nuk deshi t’i përmendet emri në gazetë, tregon për Tribunën se një doktor dhe një infermier, kishin dalë në korridor të klinikës dhe pacientëve që prisnin në korridor ua dhanë lajmin e keq. Ata u thanë se operacionet janë anuluar deri javën e ardhshme.