OBSH: 20.000 afrikanë mund të infektohen nga Ebola deri në nëntor

0

Ekspertë të OBSH-së kanë paralajmëruar se numri i afrikanëve të infektuarve nga Ebola mund të rritet me 20.000 deri në nëntor, nëse urgjentisht nuk merren masa parandaluese të kësaj epidemie.

Një artikull i publikuar në “New England Journal of Medicine”, thekson se ekspertët kanë paralajmëruar që epidemia e Ebolës mund të përhapet me shpejtësi të madhe, nëse nuk merren masat e nevojshme.
Sipas parashikimeve të kësaj organizate, deri më 2 nëntor nga virusi i Ebolës mund të infektohen gjithsej 5.700 persona në Guine, 9.900 në Liberi dhe 5.500 në Sierra-Leone.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar të hënën se në Guine, Liberi dhe Sierra-Leone deri tani janë diagnostikuar 5.843 persona të infektuar nga Ebola. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com