Obama: Pas 11 shtatorit kemi bërë gjëra të gabuara, kemi ushtruar torturë

0

“Pas 11 shtatorit, ne kemi bërë gjëra të gabuara, në kundërshtim me vlerat tona. Ne kemi torturuar njerëz”. Kjo është deklarata e lëshuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama gjatë konferencës së përjavshme.
Komentet e tij vijnë pasi Senati përgatitet të lëshojë një raport mbi programin e CIA për marrjen në pyetje të personave të dyshuar.
Obama ka thënë se mjaft çështje janë trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa ka shtuar se është kaluar kufiri për taktikat që janë përdorur kundër terroristëve të 11 shtatorit.
Komentet e Presidenti amerikan janë një goditje ndaj ish-zyrtarëve, si edhe 200 personave që punojnë aktualisht në CIA, të cilët kanë pasur një rol të rëndësishëm në marrjen në pyetje të të dyshuarve. Megjithatë ai ka konfirmuar besimin e tij ndaj drejtorit aktual të CIA-s, John Brenn.
Edhe në vitin 2009 Brack Obama kishte deklaruar se teknikat e marrjes në pyetje të personave të dyshuar janë të tepruara, por megjithatë, ai në atë kohë ishte shprehur se “duhet të shohim përpara dhe jo prapa”. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com