Rrëmbimi i më shumë se 200 vajzave në Nigeri që po i atribuohet grupit Boko Haram, ka nxitur reagimin edhe të presidentit të SHBA-ve. Ky krim është „i neveritshëm“, tha presidenti amerikan Barack Obama për televizionin ABC. “Ne kemi dërguar një ekip me një kombinim forcash ushtarake, të cilët do të përpiqen të lokalizojnë zonën ku mbahen vajzat. Kjo është një ngjarje e tmerrshme ”. Ekipi përbëhet nga personel ushtarak, policë dhe nga organizma të tjera. Ai u shpreh se kjo ngjarje mund të nxisë ndërkombëtarët të ndërmarrin veprime ndaj terroristëve të Boko Haram. “Eshtë i nevojshëm një mobilizim ndërkombëtar kundër kësaj “organizate terroriste”, theksoi Obama. Edhe Britania e Madhe ndërkohë po ndihmon institucionet nigeriane në „aspektin praktik”. Qeveria gjermane kërkoi lirimin e menjëhershëm të të rrëmbyerve.
„Ne jemi të tronditur nga dhuna çnjerëzore e fanatikëve të sektit Boko Haram në veri të Nigerisë duke terrorizuar popullsinë në përmasa të tilla“, tha një zedhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin. E ngarkuara e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton tha gjatë një vizite në Uashington se fati i vajzave ka tronditur gjithë botën.
Të reja
- “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
- Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
- Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
- Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
- Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
- Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
- Agjendat perverse nuk njohin kufi
- Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim