Nikoliq: Nuk hyjmë në BE, nëse kusht është njohja e Kosovës

0

Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe mosnjohja e Kosovës janë dy qëllimet e deklaruara nga Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Ai ka thënë se nuk do të pranojnë të bëhen pjesë e BE-së nëse si kush del njohja e Kosovës. megjithëkëtë, ka thënë se prioritet i tij është anëtarësimin në Unionin Evropian.

Ai ka thënë se nëse Brukseli vendos kushte të tilla atëherë kjo do të nënkupton se qëllimisht Serbia nuk dëshirohet si anëtarë i plotë.

Nikoliq ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të rritur partneritetin me vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut, “e në veçanti për ta ruajtur miqësinë me Rusinë e Kinën”.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com