Myftiu Tërnava u prit nga Papa Farncesku

0

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i cili po merr pjesë në Forumin e tretë të dialogut ndërfetar Katoliko -Mysliman, që po mbahet në Vatikan, sot paradite së bashku me pjesëmarrësit e Forumit, është pritur në audiencë nga Papa Francesku.
Papa Fancesku në fjalën e tij përshëndetëse u shprehu mirëseardhje përfaqësuesve myslimanë në forum, si dhe i falënderoi ata për kontributin që po japin në ndërtimin e paqes, harmonisë, bashkëjetesës e tolerancës mes popujve dhe feve. Papa, në veçanti çmoi lartë kontributin e prijësve mysliman që po japin në këtë forum të përbashkët i cili ka për diskutim temën , “Të punojmë së bashku për t’u shërbyer të tjerëve”.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava në fjalën e tij falënderoi Papën për kontributin dhe kujdesin e tij dhe të Vatikanit për Kosovën.
Myftiu i potencoi Papës nderin që i ka bërë kombit shqiptar me rastin e vizitës së tij në Shqipëri.
Me këtë rast Myftiu Tërnava, Papës ia dhuroi Monografinë e xhamive të shkatërruara gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com