MPB: Vendimi i arbitrazhit betejë e komplikuar ligjore

0

Driton Gashi sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, tha se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, që detyron Kosovën t’i paguaj shtypshkronjës austriake “AG Staatsdruckerei” 5 milionë euro për tenderin e pasaportave, është çështje serioze të cilin janë duke e analizuar.

Ai përmes konferencës për shtyp ka thënë se gjatë ditës së djeshme nuk kanë qenë të gatshëm për të reaguar pasi sipas tij “Kjo është një betejë e komplikuar ligjore, që ndikon në kredibilitetin e MPB-së”.

Ndërkaq Gazmend Nushi, avokat në këtë rast, tha se Kosova nuk mund t’i shmanget këtij detyrimi, pasi sipas tij vendim në kuptimin e procedurës nuk mund të ankimohet në ndonjë instancë më të lartë.
“MPB do të nisë procedurën për anulimin e vendimit. Mirëpo duhet pritur edhe inicimin e procedurës për njohjen e këtij vendimi, pasi fjalën përfundimtare do ta jep gjykata kompetente vendore”, tha Nushi.

Sipas tij është keqkuptuar afati 14 ditor pasi që sipas tij, vendim i tillë çfarë është për momentin i nënshtrohet njohjes së instancave vendore të gjykatave në Kosovë. /Insajderi


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com