Mogherini pret vazhdimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

0

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e të Sigurisë e BE-së, Federica Mogherini, pas një takimi që pati dje me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se shpreson që dialogu mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë e Kosovës do të vazhdojë së shpejti.
“Shpresoj që dialogu në nivel të lartë do të vazhdojë së shpejti, por BE pret që Beogradi e Prishtina në ndërkohë do të vazhdojnë të punojnë për vënien në jetë të Marrëveshjes së Brukselit”, theksoi Mogherini.

Ajo po ashtu tha se përkrah zgjerimin e BE-së dhe theksoi se nuk do të ketë ngadalësim gjatë mandatit të saj, pavarësisht se gjatë kësaj kohe asnjë shtet nuk do të bëhet anëtare e BE-së.

Duke shfaqur mbështetjen për vazhdimin sa më parë të dialogut në nivel politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bëri të ditur se në të ajo vetë do të marrë pjesë. /koha/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com