Meteori më i madh i parë ndonjëherë, shpërtheu në qiellin e Anglisë (Video)

0

Mbi pjesën jugperëndimore të Anglisë, të hënën në mëngjes, në atmosferë fluturoi meteori më i madh i regjistruar ndonjëherë kudo në Mbretërinë e Bashkuar.
Në qiell, rreth orës 3 lokale të mëngjesit, u shfaq për pak kohë një “top zjarri” të cilin kishte mundur ta regjistronte kamera e observatorit Norman Lockyer në Sidmouth në zonën Devon, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi dy kamera që monitorojnë meteorët natën, kështu që sapo dëgjova që një meteor i madh ka përshkruar qiellin, shkova për të parë nëse çdo gjë ka qenë e regjistruar. Për fat të mirë, meteori ka kaluar para objektivit të dy kamerave tona me çka ne kemi edhe dy pamje nga e njëjta ngjarje”, tha Dave Jones nga Rrjeti i vëzhguesve të meteorëve në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com