Mësuesit ‘fantazmë’ të Parteshit

0

Në komunën e Parteshit janë rreth 100 persona që paguhen si mësues e asnjëherë këmba e tyre nuk ka shkelur as në oborr të shkollës. Nuk mësojnë ndonjë nxënës e as nuk figurojnë në listat e mësimdhënësve të shkollave të kësaj komune.
Megjithatë gjatë vitit 2013 kanë marrë plot 141 mijë e 710 euro nga buxheti lokal. Kështu ka gjetur Auditori i Përgjithshëm.

Madje auditori ka vlerësuar se çështja e këtyre pagave ka qenë politike.

“Si pjesë e auditimit të pagave kemi vërejtur se në kuadër të komunës janë paguar rreth 100 punëtorë të arsimit të cilët posedonin kontratë pune, ndërsa angazhimi i tyre nuk ishte bërë në asnjë shkollë. Gjatë kryerjes së auditimit, menaxhmenti i ri i Komunës ka identifikuar një rrezik sinjifikant në kuadër të shpenzimeve për paga dhe mëditje. Sipas informatave të marra nga drejtoresha e arsimit të Komunës rezulton se 100 paga në muaj janë dhënë për punëtorë të paangazhuar në asnjë shkollë brenda komunës”, thuhet në raport. /Tribuna/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com