Mbretëria Arabe e gatshme të punësojë infermierë kosovarë

0

Mbretëria e Bashkuar Arabe ka shprehur gatishmërinë për punësimin e kuadrove të infermierisë nga Republika e Kosovës në këtë mbretëri si dhe mbështetjen me investime kapitale në Kosovë. Kjo është thënë gjatë një takimi që ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Ferid Agani me bashkëpunëtorë, e mbajti me një delegacion të Asamblesë së Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë.

Agani shpalosi para delegacionit arab punën e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë tre vjetëve, të drejtuar prej ti,j duke i njoftuar ata për reformën shëndetësore në sistemin shëndetësor.

“Ndër pesë ligjet që janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë këtij mandati është miratuar edhe Ligji i Sigurimeve, i cili do të sjellë Fondin e Sigurimeve që parasheh rritjen e buxhetit për rreth 60 për qind, që do të mundësoj edhe partneritetin publiko-privat”, tha Agani.

Ai theksoi se sistemi shëndetësor ka ende mungesa të theksuar në fushën e infrastrukturës dhe kushteve , ndërkohë që vlerësoi punën e profesionistëve shëndetësor të vendit përkundër këtyre mungesave.

Gjithashtu, Agani ka potencuar edhe financimin e dobët të sektorit shëndetësor.

Udhëheqës i delegacionit arab, Dr. Abdullah Hamoud Al Harbi njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar të Miqësisë nga Arabia Saudite, shprehu gatishmërinë në marrëdhënie të bashkëpunimit në mes dy shteteve në sektorin e shëndetësisë, në aspektin e shkëmbimit të përvojave të ekspertëve shëndetësor, por edhe në trajtimin e sëmundjeve të veçanta, në të cilin aspekt, ekspertët e dy shteteve në mënyrë reciproke do të mund të kontribuonin.

Delegacioni arab po qëndron në Republikën e Kosovës në kuadër të një vizite zyrtare gjatë të cilës po shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit midis dy shteteve në sektor të ndryshëm. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com