Bazuar në disa të dhëna nga BQK-ja, mbi 500 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë kredi. Shkaku kryesor i kësaj është skamja në vend.
Bazuar në të dhënat e fundit zyrtare, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës, mësohet se janë mbi 500 mijë kosovarë që kanë marrë kredi nëpër bankat komerciale në vendin tonë.
Shuma më e lartë e kredive, prej 647 milionë eurove, është për tregti, përderisa kreditë individuale, në të cilat hyjnë kreditë familjare, arrijnë vlerën e 578 milionë eurove.
Shumica e kredimarrësve hasin në vështirësi të mëdha gjersa bëjnë para për ta paguar këstin e kredisë.
Safet Gërxhaliu, kryetar I OEK-ut, thotë për Kosova Sot se një nga indikatorët pse bizneset dhe qytetarët po futen në kredi është fakti se 90 për qind e mallrave që gjenden në tregun kosovar po importohen. Me këtë paratë tona po dalin jashtë vendit.