Mbahet takimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik i nivelit të lartë Turqi-Irak

0

Është mbledhur Këshilli i Bashkëpunimit Strategjik i Nivelit të Lartë Turqi-Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i mbajtur në ndërtesën qendrore të kryeministrisë së Turqisë, po zhvillohet nën kryesimin e Kryeministrit Ahmet Davutoglu dhe homologut të tij irakian Haydar al-Ibadi. Të dy udhëheqësit pas takimit pritet të mbajnë një konference të përbashkët për shtyp.

Kryeministri i Irakut Ibadi, tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Irakut, ka dëshirë që të zhvillohen në të gjitha fushat si ato ekonomike, politike, të tregtisë, të sigurisë dhe të ushtrisë. Kryeministri irakian Ibadi, tha se duam që nafta e Irakut të kalojë nëpër territorin e Turqisë dhe të eksportohet në tregun botëror. Ai ka theksuar se dy vendet kanë një qëndrim të përbashkët kundër organizatave terroriste.

Kryeministri Davutoglu, tha se: “Ne kemi në një qëndrim të përbashkët kundër të gjitha organizatave terroriste, si kundër organizatës terroriste DEASH (ISIL) ashtu edhe kundër të gjitha organizatave terroriste që ndërmarrin sulme ndaj Turqisë nga territori i Irakut për dekada me radhë “. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com