Liria e shprehjes, njëjtë si në vitin 2013

0

Organizata Freedom House ka publikuar raportin e saj vjetor për “Vendet në Tranzicion”, ku bëhet fjalë për proceset demokratike në 29 vende të Evropës Qendrore dhe të Euroazisë, që konsiderohen si vende në zhvillim, përfshirë edhe Kosovën.
Në raport, ndër tjerash thuhet se në periudhën njëvjeçare janë shënuar përparime, por ka pasur edhe ngecje.

Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar përparim të lehtë krahasuar me vitin e kaluar në fushën e avancimit të demokracisë.

Kështu thuhet në raportin e publikuar vjetor të Organizatës amerikane Freedom Hause “Vendet në Tranzicion”, raport ky që mat proceset demokratike në 29 vendet në zhvillim, në rajonin e Evropës Qendrore dhe Euroazisë.

Për Shqipërinë, kanë ndryshuar pozitivisht vlerësimet për kategoritë e “Procesit elektoral” dhe “Qeverisjes demokratike në nivel qendror”.

Pesë fushat e tjera që Freedom House vlerëson në këtë raport vjetor dhe që në rastin e Shqipërisë nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar janë: “Shoqëria civile”, “Media e pavarur”, “Qeverisja demokratike në nivel lokal”, “Pavarësia e gjyqësorit” dhe “Korrupsioni”.

Sipas raportit, fushat që pasqyrojnë përmirësim në Kosovë, krahasuar me vitin e kaluar, janë “Procesi elektoral”, “Shoqëria civile” dhe “Qeverisja demokratike në nivel qendror”, të cilat janë përmirësuar me 0.25 pikë.

Në katër fushat e tjera, “Media e pavarur”, “Qeverisja demokratike në nivel lokal”, “Kuadri ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit” dhe “Korrupsioni”, vlerësimi për Kosovën nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar.

Në raportin “Vendet në tranzicion 2014” organizata Freedom House vlerëson dhe përparimet e arritura në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. /rtk/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com