Lazarat, kapet snajperisti që qëllonte policinë

0

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se para pak minutash, në Lazarat, është arrestuar shtetasi Hysen (Neli) Çela, i cili akuzohet se gjatë dy ditëve të kaluara ka qëlluar ndaj Policisë.
Sipas burimeve të sipërcituara mësohet se Policia është e vendosur të godas pa asnjë hezitim dhe pa paralajmërim këdo që do tentojë të dalë mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës, duke ju kundërvënë me armë uniformave blu.

Policia e Shtetit po vazhdon me vendosmëri operacionin për kapjen e personave që kanë qëlluar me armë ndaj uniformave blu si dhe për identifikimin e shkatërrimin e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, raporton ATSH.

Hysen Çela është shtetasi i 8-të i kapur nga Policia, të arrestuarit tjerë me në krye Gate Mahmutaj (akuzohet si kryetar i bandës që qëlloi mbi policinë), mësohet se janë transferuar në masa të larta sigurie drejt Tiranës, ku do gjykohen dhe hetohen për disa vepra penale, në gjykatën dhe prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë prej tre ditësh një aksion në komunën e Gjirokastrës, Lazarat, për asgjësimin dhe ndalimin e prodhuesve dhe trafikantëve të lëndëve narkotike. Gjatë këtyre ditëve që është zhvilluar aksioni veç 8-të të arrestuarve janë asgjësuar më shumë se 106 mijë bimë narkotike, si dhe shumë lëndë tjera narkotike të rreptësisht të ndaluara nga ligji shqiptar. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com