Lazarat, 40 familjet myslimane, të vetmet që s’mbollën hashash

0

Nuk kanë mbjellë ndonjëherë qoftë edhe një rrënjë të vetme kanabis sativa, e aq më pak të kenë mbajtur armë apo municion në shtëpi. Këtë nuk e kanë bërë, jo se ishte e jashtëligjshme, por sepse nuk ua lejon feja, e quajnë “haram”. Bëhet fjalë për 40 familje, besimtarë të devotshëm të fesë islame, që nuk u tunduan kurrë, e as nuk xhelozuan fqinjët e shumtë që pasuroheshin shpejt me kultivim droge.

Këtë nuk e thonë vetëm ata, apo fqinjët e tyre, por e thonë edhe vetë forcat e policisë që prej 4 ditësh po kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi. “Nuk u kemi gjetur asgjë të jashtëligjshme. Ndryshe nga fqinjët, këto familje myslimane, në vend të hashashit kishin mbjellë qepë, domate e perime të tjera”, na thonë disa prej oficerëve të forcave speciale që kanë kryer kontroll në banesat e tyre.

Që të gjithë banorët e Lazaratit kultivonin drogë ishte një ide që nuk e kishim krijuar vetëm ne, por edhe vetë Policia e Shtetit. Por ndodhi që pasi policia u fut në fshat, u përballën edhe me njerëz që kishin zbatuar ligjin. Madje një besimtar mysliman, që sapo kishte krijuar familjen e tij të re, kishte preferuar të jetojë në një shtëpi përdhese modeste, duke refuzuar vilën dykatëshe që i kishte dhuruar i ati. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com