Kush po e njollos kryengritjen sunite në Irak?
Kudo që shikon e dëgjon, kudo që lexon në mjete të informimit, për t’u informuar rreth zhvillimeve të fundit në Irak, sheh se nocioni: “Shteti islamik në Irak dhe Sham”, ka pushtuar ekranet televizive dhe ballinat e gazetave më prestigjoze vendore e ndërkombëtare.
Sikurse e tërë kryengritja sunite Irakiane është shkrirë në të!
Sikurse qindra mijëra protestues paqësorë në rajonet e banuara me shumicë sunite në Irak për më tepër se një vit, i organizoi e ashtuquajtura padrejtësisht “Shteti islamik në Irak dhe Sham”!!!
S’ka dyshim se kjo është një përpjekje e qëllimshme për njollosjen e kësaj kryengritje fisnike, e cila po bëhet kundër politikave sektare shiite shfarosëse ndaj sunitëve irakien nga diktatori “modern”, Nuri el-Naliki, ozurpatori i kryeministrisë së Irakut.
E tërë kjo fushatë njollosëse, pjesë e së cilës, me vetëdije apo pa të, është edhe vet “SHIISH”, synon që zhvillimet e fundit në Irak t’i interpretoj si luftë mes ushtrisë së Irakut dhe organizatave terroriste, duke u munduar ta lë nën hije gryengritjen gjithëpopullore sunite atje.
Kundër kësaj fushate, por edhe kundër të ashtuquajturit “Shteti islamik”, doli “Asamblea e dijetarëve musliman në Irak” asamble kjo e cila në gjirin e vet mbledh dijetarët sunit në Irak dhe njëherit gëzon autoritet te masa sunite atje.
Edhe myftiu i Irakut, Rafi err-Reafiu, por edhe të parët e fiseve sunite, si: Ali el-Hatim, i pari i fisit “Dulejm”, u deklaruan haptas kundër tërë kësaj fushate njollosëse.
Argumenti më i qartë për të këtë është përpjekja e mediumeve botërore, që rënien e qytetit të Mosulit nga kthetrat e paramilitarëve sektar shiit, t’ia atribuojnë “Shtetit Islamik”, kur dihet fare mirë se kjo fitore është rezultat i rezistencës së armatosur të të rinjëve fisnorë.
Por, edhe praktika e “SHIISH”-it tashmë është e njohur që nga Siria, ata arritën që në një farë mënyre ta njollosin kryengritjen e pastërt atje, njollosje kjo që do ta bëjnë edhe në Irak, madje këtu edhe më lehtë, kur dihet se baza e tij është në Irak.
Këshilli i Dijetarëve Muslimanë: doli sot me deklaratën se “Përfshirja e Deulas në revolten irakene ka për qëllim dështimin e saj”
R.H. dhe G.P.