Kurtulmuş: Turqia ka nevojë për ushtri të fortë dhe pa aspirata politike

0

“Është e nevojshme të ndërtojmë forca të armatosura të cilat do të kryejnë këtë detyrë, ndërkohë që nuk do të kenë urdhërues brenda politikës”

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş deklaroi se Republika e Turqisë nuk mund të vazhdojë rrugën e përparimit dhe zhvillimit me një ushtri të dobët, dhe se askush nuk është kundër që forcat e armatosura (TSK) të jenë të forta, raporton Anadolu Agency (AA).

“TSK kanë vetëm një rol, të mbrojnë atdheun dhe shtetin. Është e nevojshme të ndërtojmë forca të armatosura të cilat do të kryejnë këtë detyrë, ndërkohë që nuk do të kenë urdhërues brenda politikës, nuk do të kenë aspirata politike, dhe që në asnjë mënyrë nuk do të marrin pjesë në ndërhyrjet politike. Shpresojmë të arrijmë këtë pas atij sulmi dhe tentimi për puç më 15 korrik”, tha Kurtulmuş në një intervistë për televizionin “Fox”.

Duke theksuar se grushti i shtetit ishte nisur për të bërë ndryshime në udhëheqësinë politike, Kurtulmuş shtoi se tentativa e muajit të kaluar synonte destabilizimin e plotë politik të vendit.

“Skenari i puçistëve ishte i përgatitur që të heqin politikën nga rendi i ditës në Turqi, fillimisht të shkaktojnë luftë qytetare, që më pas Turqia të okupohet nga ndonjë forcë e huaj. Kjo është e qartë për çka flasin të gjitha provat e mbledhura për zbardhjen e planit”, tha ai.

Duke iu referuar organizatës terroriste FETO, Kurtulmuş tha se kjo është një organizatë e madhe e cila brenda vetes ka instaluar sistem vlerash në bazë të të kuptuarit të tyre të Islamit.

“Këtu qëndron tradhtia më e madhe. Kjo tradhti është fshehur mirë me vite pasi bëhet fjalë për një organizatë akoma më tinzare nga ajo e Hasan Sabahut. Një tjetër ligësi e kësaj organizate është se të gjithë anëtarët e saj liderin e tyre e perceptojnë si të pagabueshëm, ku të gjitha deklaratat e tij pranohen pa asnjë vërejtje dhe si diçka e domosdoshme. Nga aspekti sociologjik kjo është ligësia më e madhe e organizatës” tha Kurtulmuş.

Ai në fund ka shtuar se mitingu ku morën pjesë miliona persona i mbajtur së fundmi në Turqi ka forcuar vendin duke dërguar mesazhin se asnjë njeri racional në Turqi nuk përkrah puçistët.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com