Kryeministri nuk e do Kocin ministër të tij

0

Ndryshimet në Qeveri kanë mbetur peng i përcaktimit të kryeministrit Isa Mustafa që të mos e bëjë ministër Gani Kocin, kanë thënë burime të Kohës Ditore të premten.
Kjo, pavarësisht se PDK-ja i qëndron pas vendimit të saj përkitazi me anëtarët e rinj të ekzekutivit.

Muajin e shkuar partnerët e koalicionit i kanë vënë në agjendë ndryshimet, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Para se të ngjitej në majë të pushtetit, Thaçi ka lënë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe të ministrit të Punëve të Jashtme. Kryesia e PDK-së ka vendosur që Hajredin Kuçi ta lërë Ministrinë e Drejtësisë për t’u bërë zëvendëskryeministër i parë, dhe në vend të tij në ministri të vihet Gani Koci.

Në anën tjetër, në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme PDK-ja është përcaktuar që ta qesë Enver Hoxhajn, i cili gjatë gjithë mandatit të shkuar e ka drejtuar po këtë ministri.

Sipas një burimi të gazetës, kryeministri ka qenë dakord vetëm për dy nga tri propozimet.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com