Kreu i KMS: Edhe në Suedisë ndjehet rritja e islamofobisë dhe diskriminimit

0

Elvir Gigoviç: Edhe muslimanët e Suedisë ndjejnë islamofobinë dhe diskriminimin viteve të fundit

Sulmet dhe zjarrvënia në dy xhami në qytetin Eskilstuna në Suedi, kanë tronditur thellë jo vetëm shoqërinë suedeze, e cila vlerësohet si një nga shoqëritë me demokratike në Evropë, por edhe tërë opinioni evropian.

Nisur nga kjo situatë, Elvir Gigoviç, kreu i Këshillit Musliman Suedez (Sveriges Muslimska Rad), organizata kryesore e muslimanëve në Suedi, në një intervistë për Anadolu Agency (AA), tha se jo vetëm muslimanët e botës, por edhe të Suedisë kanë ndjerë islamofobinë dhe diskriminimin viteve të fundit, ndërsa partitë e krahut të djathtë në vendin evropian pretendojnë se Islami është kërcënimi më i madh në Suedi.

“Menjëherë pas 11 shtatorit 2001 edhe muslimanët e Suedisë ndjenë islamofobinë në formën e diskriminimit në segmente të ndryshme të aktiviteteve sociale. Por, pas hyrjes së demokratëve suedez (SD) në Parlament më 2010 intensitetit i islamofobisë ka marrë dimensione të reja. Kryetari i partisë SD në një artikull në revistën me një tirazh të madh Aftonbladet, qartë tha se “Islami është kërcënimi më i madh në Suedi pas Luftës së Dytë Botërore”. Në saj të hyrjes në parlament, partia kishte të drejtë për asistencë të rëndësishme ekonomike që përdoret për të përhapur idetë kundër Islamit dhe muslimanëve. Se sa janë efikas në punën e tyre flet rezultati i zgjedhjeve në 2014, kur arritën ta dyfishojnë numrin e votuesve, pasi sot janë partia e tretë për nga madhësia”, tha Gigoviç.

Ndërkohë, të enjten në qytetin Eskilstun iu vu zjarri xhamisë nga e cila u plagosën pesë persona, në total prej 70 besimtarësh të cilët ishin në ndërtesë në atë kohë. Sulmi i dytë ndodhi vonë në mbrëmje në të njëjtën ditë, kur në një xhami tjetër u thyen xhamat në të njëjtin qytet.

Gigoviç thotë se organizata, në krye të së cilës ndodhet, në periudhën e ardhshme do të marrë të gjitha masat e nevojshme, që ti mbrojë të drejtat dhe liritë e muslimanëve suedez.

“Në këtë drejtim, shkruajmë raporte, artikuj, si dhe takohemi me politikanë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë për ti informuar me problemet me të cilat ballafaqohen muslimanët e Suedisë. Planifikojmë të vazhdojmë kështu, dhe tashmë në janar kur kemi takim të planifikuar paraprakisht me Ministren e Demokracisë. Sigurisht që situata e re do të jetë temë e këtij takimi, si dhe shumë takime në të ardhmen që do ti kemi me përfaqësuesit e qeverisë suedeze. Ne do të përpiqemi që ti sqarojmë rëndësinë e dënimit të tyre ndaj akteve të tilla, dhe se ata luajnë një rol të rëndësishëm, që nëpërmjet institucioneve të mundësojnë kapjen dhe dënimin e kryerësve të krimeve të tilla dhe parandalimin e rasteve të reja”, tha Gigoviç.

– Është e vështirë të parashikohet e ardhmja e muslimanëve në Suedi –

Ai vlerësoi si shumë të rëndësishëm për bashkëjetesë dhe dialog midis pjestarëve të feve të ndryshme se disa prej ministrave suedez menjëherë pas sulmit ndaj xhamisë dënuan ashpër aktet e tilla. Thekson se, përkundër faktit se është e vështirë të parashikohet se çfarë e ardhme i pret muslimanët në këtë vend skandinav, Suedia ka traditë të gjatë demokratike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes institucioneve.

“Është e vështirë të parashikohet e ardhmja e muslimanëve në Suedi, sepse Suedia nuk është plotësisht e pavarur dhe me imunitet ndaj zhvillimeve në botë. Me këtë e ardhmja bëhet komplekse dhe shumë e vështirë që të parashikohet. Sidoqoftë, Suedia ka traditë të gjatë demokratike me komunikim të mirë në mes të qeverisë dhe institucioneve të saja dhe ato joqeveritare. Kjo gjithashtu është një nga vendet kryesore në drejtim të përkujdesit për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave, dhe unë shpresoj se tradita demokratike të mbizotërojë dhe të jetë e vazhdueshme në lidhje me ambiciet jodemokratike të partive populiste”, tha kreu i organizatës kryesore muslimane në Suedi.

Ndërkohë në Suedi ka rreth katërqind mijë muslimanë të cilët, në përgjithësi, në këtë vend emigruan për shkak të luftërave në vendet e tyre. Në Suedi, gjithashtu, në fund të viteve nëntëdhjetë strehim kërkuan rreth gjashtëdhjetë mijë myslimanë të Bosnjës. Ky është një nga vendet e rralla në shoqërinë perëndimore ku tarifa e anëtarësimit në bashkësinë islame paguhet përmes taksave, dhe ka kohë që njihet martesa sipas Sheriatit. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com