Administrata e Obamës tha të hënën se nuk do t’i ndërpresë fondet për Autoritetin Palestinez (AP), pavarësisht qeverisë së saj të unitetit me Hamasin, duke nisur kështu një betejë “të përgjakshme” me Kongresin.
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Jen Psaki i tha gazetarëve se adminstrata beson se AP ka “dëshirën dhe qëllimin” për t’iu përmbajtur angazhimit tëtij për të njohur Izraelin dhe për ndalimin e dhunës. Ajo premtoi konsultime të afërta me Kongresin, por e bëri të qartë se administrata ka ndërmend të vazhdojëfinancimin e 440 milion dollarëve ndihma për Bregun Perëndimor dhe Gazen, të kërkuara në Buxhetin e vitit 2014 të Presidentit Obama.
“Ne vazhdojmë të besojmë se ndihma jonë për AP dhe popullin palestinez është e rëndësishme,” tha Psaki, duke iu referuar marrëveshjes së udhëheqjes së re palestineze si një “qeveri teknokratike e përkohshme që nuk përfshin ministra të lidhur me Hamasin.”
Ligjvënësit thanë se adminsitrata po mashtrohej.
“Udhëheqësit e Autoritetit Palestinez e dinë se një qeveri e unitetit do të detyrojë ligjin amerikan të ndërpresë ndihmat, prandaj ata po përpiqen të gjëjnë një vakum që të thonë se ata akoma po i binden kushteve të mandatit tonë ligjor,” Republikania Ilena Ros-Lehtinen, tha në një deklaratë se autorët e legjislacionit të vitit 2006 ndalojnë mbështetjen e taksapaguesve për një “Hamas që kontrollon Autoritetin Paestinez.”
“Vendimi i Autoritetit Palestinez për t’u bërë partner më një organizatë të huaj të caktuar si terroriste, konfirmon edhe njëherë se Abu Mazen nuk është një përtner i vërtetë për paqe dhe se SHBA-të duhet të përgjigjen me ndërprerjene ndihmes për çdo qeveri të mbështetur nga Hamasi,” tha Ros-Lehtinen. “Administrata nuk duhet të bjerë pre e dredhive të fundit të Abu Mazen, por duhet të forcojë ligjin amerikan dhe të ndërpresë fondet.”
Kryetari i House Foreign Affairs Ed Royce shprehu një qëndrim të ngjashëm.
“Ndërkohë që “qeveria e unitetit” fshihet pas fasades së burokratëve jopartiakë, ajo në fakt ka lindur vetëm si mbështetje ndaj Hamasit – një organizatë terroriste, e cila vazhdon të thërrasë për zhdukjen e Izraelit,” tha ai në një deklaratë. “Hamasi nuk është një partner për paqe; as një përfitues legjitim i ndihmave.”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe të tjerëve që të mos e njohin qeverinë e unitetit dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund negociatave të procesit të paqes, për shkak të marrëveshjes me Hamasin, duke shkaktuar kështu një krizë të mundshme qëverisëse për koalicionin e tij, siç raportoi Ben Caspit për Al Monitor. Sekretari i Shtetit John Kerry e thirri atë të hënën për t’u njoftuar me synimin e administratës në vazhdimin e punës me qeverinë e re, duke e lënë Izraelin të izoluar ndërkombëtarisht.
Republikanë të tjerë bënë thirrje për një ndalim të menjëhershëm të ndihmave.
“Financimi i palestinezëve është jashtëçdo diskutimi, derisa të bëhet e qartë se qeveria e unitetit është e angazhuar për paqen dhe sigurinë,” tha republikania Kay Granger, kryetare e panelit tëHouseAppropriations, që kontrollon të gjitha çështjet financiare të Departamentit të Shtetit dhe financimin e Punëve të Jashtme.
Udhëheqësi i House Majority ra dakord.
“Administrata, në konsultim me Kongresin, duhet të fillojë një rishikim të menjëhershëm të qeverisë së re,” tha Cantor në një deklaratë. “Deri atëherë, ështëe rëndësishme që të pezullohet ndihma amerikane për këtë të ashtuquajturën qeveri teknokratike dhe se kjo është në përputhje me interesattona, parimet dhe ligjet dhe kjo është detyrë e administratës.”
Ligjvënësit u nxitën nga Komiteti Amerikano-Izraelit i Punëve Publike (AIPAC), një kundërshtues i përhershëm i ndihmës për palestinezët.
“Ligji amerikan është i qartë – asnjë ndihmë nuk mund t’i jepet një qeverie palestineze ku përfshihet Hamasi, apo ka ndikim,” tha lobi pro-izraelit në një deklaratë. “Ne i kërkojmë Kongresit të bëjë një shqyrtim të hollësishëm të ndihmës së vazhdueshme amerikane për Autoritetin Palestinez, për t’u siguruar që ligji të zbatohet plotësisht.”
Disa demokratë iu bashkuan kësaj kritike, por ngurruan në ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave.
Steny Hoyer i House Minority tha se vendimi “vë në rrezik miliona dollarë në ndihmën e huaj.” Republikani Ted Deutch kreu i demokratëve nëHouse Foreign Affairs për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, e quajti një “hap tepër shqetësues, larg qëllimeve të paqes.”
Të tjerët morën një qëndrim pritës, pasi presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas u zotua se do të veprojë në përputhje me të ashtuquajturat parime të Kuartetit, ku i kërkohet Paletines që të njohe Izraelin, të ndalojë dhunën dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet e kaluara për paqe. Shtete e Bashkuara – me bekimin e Izraelit – e kanë mbështetur prej kohësh AP si një mburojë kundër “ekstremistëve islamikë,” veçanërisht duke financuar forcat e saj të sigurisë.
Zëdhënësi i senatorit Patrick Leahy, kur u pyet nga Al Monitor nëse uniteti duhet të shkaktojë një ndërprerje të ndihmave, ai tha se ishte “shumë heret ta ditur këtë ”.
Lobi liberal pro-izraelit J Streetkërkoi “kujdes” në rishikimin e ndihmës nga SHBA-të.
“Administrata e Obamës dhe Kongresi duhet të rishikojnë përbërjen dhe politikat e qeverisë së re, për t’u siguruar se ata janë në përputhje me ligjin amerikan,” tha në një deklaratë presidenti i J Street Jeremy Ben- Ami.
Disa, brenda Izraelit gjithashtu po paralajmërojnë kundër ndëshkimi të menjëhershëm.
Zehava Gal-On, kreu i Partisë Meretz i krahut të majtë, paralajmëroi Netanjahun kundër nxitimit të një “përgjigjeje të menjëhershme pavloviane, e cila mund të dëmtojë interesat ekzistenciale të Izraelit,” raporton AFP. Ajo tha se të paturit e Abasit në detyrë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor mund të jetë një znvillim “pozitiv” për Izraelin.
“Kërkesat e ligjit të vitit 2006 nuk janë krejtësisht të qarta,”tha ai duke shtuar kështu pasigurinë.
Ligji për anti terrorin palestinez e ndalon financimin e “një Autoritetit Palestinez të kontrolluar nga Hamasit”, përveç nëse Hamasi e njeh Izraelin dhe i përmbahet parimeve të Kuartetit. Psaki tregoi se administrata do t’i ndërpresë ndihmat nëse qeveria e re nuk u përmbahet premtimeve. “Duke u bazuar në atë që dimë tani, ne synojmë të punojmë me këtë qeveri – por do ta vezhgojmë nga afër për t’u siguruar se do t’i mbështesë parimet që presidenti Abbas përsëriti sot,” tha Psaki. “Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë përbërjen e politikave të qeverisë së re dhe të kalibrojmë qasjen tonë në përputhje me rrethanat.”
Por, Liga Anti-Shpifjes (ADL) – si Cantori – tha se përgjegjësia duhet të jetë e qeverisë së re, përpara se tërifillojë ndihma.
“Edhe pse ne nuk besojmë se SHBA-të duhet të mbdërpresin menjëherë të gjitha fondet për Autritetin Paletinez,” tha drejtori i Ligës KombëtaretëAnti-Shpifjes në një deklaratë, “Ne e mbështesim idenë e një pezullimi të ndihmës amerikane për të parë nëse qeveria e re do të jetë e aftë të shmang ndërprejren totale të fondeve sipas Aktit të Anti-terrorizmit palesitinez, i cili e ndalon Amerikën që t’i japë ndihmë një qeverie të Autoritetit Palestinez të kontrolluar nga Hamasi.”