Kisha e Kudsit letër Obames: Jepi fund terrorizmit izraelit në Lindjen e Mesme

0

Funksionarë të Kishës së Kudsit të pushtuar në një letër dërguar Barak Obamës, kanë kërkuar që t’i japë fund terrorizmit në Lindjen e Mesme, t’i japë fund shkatërrimeve në rajon dhe të mos përdorë të drejtën e veto-s në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër rezolutës që do të nxirret kundër Izraelit.

Funksionarët e kësaj kishe theksuan domosdoshmërinë e vendosjes së paqes në Lindjen e Mesme dhe kanë thënë se një veto kundër rezolutës që do të mbështesë Palestinën në Këshillin e Sigurimit, do të bëhet shkak që në rajon të përhapet radikalizmi dhe terrorizmi.

Kohët e fundit 24 funksionarë të kishave në Amerikë dhe Palestinë janë mbledhur në Atalanta të Amerikës me qëllim që të bëhet progresin në të ashtuquajturat bisedime për paqe. Amerika kundërshton rezolutën e propozuar nga Palestina në një kohë kur shumica e vendeve të botës mbështesin planin për t’i dhënë fund pushtimit të Palestinës dhe procesit të ndërtimit të kolonive sioniste nga ana e regjimit sionist dhe planin për krijimin e Palestinës së pavarur me kryeqytet Jeruzalemin.

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com