Kina shpërblen spiunuesit e myslimaneve

0

Autoritetet në Kinë janë duke ofruar shpërblime në të holla për çdo informatë apo spiunazh për myslimanët ujgur që jetojnë në Turkestanin Lindor,provincën Xinjiang.
Shpërblimet janë pjesë e një fushate të gjoja “stabilitetit social” në rajonin e trazuar, ku qeveria po godet dhunshëm myslimanët ujgur të cilët duan të krijojnë një republikë autonome të tyren.

Informacioni i verifikuar në lidhje me shkeljet e tilla si “aktivitete trajnuese të terrorizmit ” dhe sjellje “separatiste” mund ta shpërblej informatorin me 50.000 juan (8,000 dollarë).

Nuk është hera e parë që autoritetet kanë në shënjestër myslimanët ujgur.

Shumë ujgurë ankohen për kontrollet kineze, që ndalojnë kulturën dhe fenë e tyre, ndërsa janë evidente përplasjet sporadike midis tyre dhe kolonëve Han. Vetëm vitin e kaluar pati më shumë se 100 të vdekur. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com