Kina ka njoftuar se policia e këtij vendi i ka shkatërruar 23 “grupe terroriste dhe ekstremiste” të komunitetit musliman vetëm gjatë këtij muaji si dhe i ka arrestuar mbi 200 persona të dyshuar.
Operacionet për shkatërrimin e grupeve gjoja “terroriste”, janë ndërmarrë në rajonin e trazuar perëndimor, Xinjiang, transmeton Rel.
Kjo është deklarata e parë e bërë nga Kina që nga fillimi i aksionit të javës së kaluar ku në kryeqytetin kinez, si rezultat i një sulmi ishin vrarë së paku 34 persona.