Kina dhe Rusia me stërvitje, pasi SHBA dhe Korea e Jugut flasin për mbrojtje

0

Kina dhe Rusia do të realizojnë stërvitjen e tyre të parë të përbashkët me ndihmën e kompjuterit anti-raketë, ka thënë media shtetërore të enjten, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut diskutuan për një sistem të mbrojtjes anti-raketore ngase Jugu synonë të qëndrojë në gjendje gatishmërie pas kërcënimeve nga Koreja e Veriut.

Veriu dhe Koreja e Jugut mbeten teknikisht në luftë pas konfliktit të tyre të viteve 1950-1953 i cili kishte përfunduar me në një armëpushim, në vend të një traktati. Veriu në mënyrë rutinore kërcënon të shkatërrojë Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.
Stërvitja e Kinës dhe Rusisë do të mbahen këtë muaj në një qendër kërkimore ushtarake ruse, ka thënë në gjuhën angleze gazeta zyrtare China Daily, duke cituar ministrinë e mbrojtjes të Kinës.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com