Kerry: Regjimi sirian të respektojë vendimet e OKB-së

0

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, u takua me homologun e tij jordanez, Nasir Xhudeh, në lidhje me bisedimet e paqes për Sirinë që po zhvillohen në Gjenevë të Zvicrës.

Kerry tha se në mënyrë të drejtëpërdrejtë e kanë diskutuar me Rusinë dhunën e cila po vazhdon në Siri.

“Shpresa jonë është të bëjmë progres. Në vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara parashihet ndalimi i luftimeve në tërë vendin dhe sigurimi i ndihmave humanitare, mirëpo kjo nuk u realizua dhe nuk po realizohet ende”, tha ai.

Diplomati amerikan tha se janë duke punuar për ndalimin e luftimeve. “Këto janë momente kritike. Nga regjimi presim që t’i kushtojë vëmendje Rusisë dhe ta respektojë vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Kerry. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com