Kapen 17 milionë euro të falsifikuara

0

Policia financiare italiane ka kapur në qytetin e Mercanise, pranë Napolit, para të falsifikuara me vlerë prej 17 milionë eurove, me ç’rast ka arrestuar një person.
“Paratë e kapura janë falsifikuar aq mirë, sa që lehtësisht do të mund të gjendeshin në duart e konsumatorëve për shkak të kopjimit të mirit të shiritit të sigurisë dhe halogrameve”, raporton policia italiane, transmeton Telegrafi.

Policia ka vënë re sjelljet e dyshimta të një personi, i cili pa ndërprerë barte pako me kartëmonedha të falsifikuara, nga një automjet transportues për në makinën e tij.

Napoli dhe rrethinat e saj është selia kryesore e të gjitha llojeve falsifikimeve në Itali, që nga kartëmonedhat e gjer tek rrobat, këpucët dhe aksesorët. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com