Vendi i zhvillimit të teknologjisë, Japonia shënon një epokë të re për trenat me shpejtësi të lartë.
Një tren “magnetik” me një shpejtësi 500 kilometra në orë, deri në vitin 2027 do të vihet në qarkullim për të lidhur kryeqytetin Tokio, me qytetin industrial, Nagoya, transmeton Telegrafi.
Qeveria i dha kompanisë hekurudhore Central Japan Railway (JR Tokai) dritën e gjelbër për ndërtimin e Trasesë. Deri kah viti 2045, rruga do të shtrihet edhe në metropolin Osaka.
Kostoja totale për projektin vigan është llogaritur të jetë rreth 65 miliardë euro, ndërkaq fillimi i punëve mund të jetë fundi i këtij muaji.
Kohët e fundit “JR Tokai” kishte testuar një “tren magnetik” me sukses, duke arritur në një shpejtësi të lartë prove prej 500 kilometra në orë.
Kjo është dukshëm më shpejt se treni i shpejtë aktualisht, “Hayabusa” me një shpejtësi maksimale prej 320 km/h. /Telegrafi/