Izraeli: ISIL-i nuk mund të pushtojë Irakun

0

Një raport i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Institutit të Kërkimeve të Sigurisë Izraelite deklaroi se i ashtuquajturi Shteti i Irakut dhe Shamit (Da’ish apo Isil) nuk është në gjendje për të pushtuar Irakun ose të kontrollojë zona të gjera në të.

Raporti shtoi se numri i forcave të Shtetit të Irakut dhe Shamit (Da’ish apo Isil) nuk ka më shumë se 10.000 luftëtarë, të cilët me këtë numër nuk mund të pushtojnë Bagdadin ose ta kontrolluar atë.

Ai shtoi se Da’ish arriti të pushtojë disa pjesë të Irakut, sepse njerëzit nuk luftuan kundër tyre.

Njerëzit mendojnë se Da’ish nuk është më e keqe se vetë qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki-së, shtoi raporti izraelit.

Raporti theksoi se Da’ish nuk përbën kërcënim për Izraelin në kohën e tanishme.
Instituti, i kryesuar nga Amos Jadlin, një oficier i Forcës Ajrore të Izraelit (IAF), zëvendës komandant, më parë drejtor i Bet Shin dhe drejtori aktual i Institutit të Universitetit të Tel Avivit për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS), theksoi se Da’ish është pjesë e Kampit të Xhihadit Botërore, i cili dëshiron të krijojë një shtet islamik në rajon, të ngjashëm me talebanët, por konflikti i brendshëm në mes të liderit të tij, Ebu Bekr el-Bagdadi dhe të al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri rezultoi në dëbimin e Da’ish-it nga aleanca e bërë nga al-Kaida me grupet të tjera kryesore Islame.

Raporti shtoi se “media po i ekzagjeron aftësitë e Da’ish-t, duke e rritur numrin e luftëtarëve të organizatës.”

Raporti vuri në dukje se numri i luftëtarëve nuk i kalon 10.000, duke përfshirë edhe disa të huaj. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com