Imeraj: Grafitet në Manastirin e Deçanit i ka shkruar Sava Janjici?

0

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me mbishkrimet të cilat janë bërë në disa objekte përcjellëse të Manastirit të Deçanit, ku akronimi UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) shkruhet krahas ISIS-it (Shteti Islami i Irakut dhe Shamit), organizatë kjo e shpallur terroriste.
“Keqpërdorimi i inicialeve UÇK është fryje për luftën tone të pastër dhe të shenjtë që është bërë me qëllimin e vetëm çlirimin nga regjimi serb”, thuhet në reagim.

Kryesia e LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, rithekson se toleranca fetare në Kosovë e posaçërisht në Komunën e Deçanit, nuk duhet të keqpërdoret nga persona të paautorizuar dhe qëllimkeq.

“Manastiri i Deçanit është një monument i një rëndësie të veçantë i historisë se Deçanit dhe të Republikës së Kosovës”, vazhdon reagimi, ku i bëhet thirrje Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it që të krye hetimet në detaje, pasi që zona ku janë shkruar mbishkrimet është një zonë e cila është në kompetencë të KFOR-it.

Këtë e thotë edhe Shkodran Imeraj, koordinatori i LHK “Ali Hadri”. Sipas tij, është shumë paradoksale që në një territor që forcat e KFOR-it e kanë nën menaxhim të sigurisë, të shënohen inicialet e tilla dhe të mos shihen nga ana e dhjetëra ushtarëve të KFOR-it të cilët bëjnë roje gjatë gjithë kohës.

“Atëherë rrjedhimisht shtrohet pyetja se a mos vete ai Sava Janjici i ka shkruar këto iniciale për qëllime të caktuara, për të bërë presione për zgjerimin e pronave në dëm të qytetarëve të Deçanit?”, pyet Imeraj. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com