Hoxhaj: Kosova- Katari, marrëdhënie të shkëlqyera

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të martën në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Yousef Hassan Al-Saai, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.
Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, ministri Hoxhaj gjatë takimit theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Në një njoftim për media nga MPJ, thuhet se pasi e njoftoi për progresin, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, Hoxhaj e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimin politik, ekonomik dhe tregtar.

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, jorezident në Republikën e Kosovës, Yousef Hassan Al-Saai, shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në nxitjen e bashkëpunimit dypalësh me fokus ekonominë dhe tregtinë.

Ambasadori po ashtu theksoi që Katari do të vazhdoj të mbështesë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe do të ndihmojë në shtimin e numrit të njohjeve dhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com