Hamas: Al Aksa është qendra e kauzës sonë

0

Kreu i zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh ka paralajmëruar veprim kundër sulmeve ndaj besimtarëve në Xhaminë Al Aksa. Ai tha se Al Aksa është çështja më e ndjeshme e kauzës palestineze.
“Aktualisht, Xhamia Al Aksa është në fazën e demolimit, por qëllimi kryesor është zhdukja e kauzës palestineze” tha Haniyeh në një ligjëratë të mbajtur në Universitetin Islamik të Gazës.

“Xhamia është në rrezik, dhe demolimi i saj është shumë pranë”, shtoi ai.

Për myslimanët, xhamia Al Aksa është vendi i tretë i shenjtë, ndërsa hebrejtë kanë pretendime për ta marrë nën kontroll kompleksin, të cilin ata thonë se dikur ishte vendi i dy tempujve të lashtë hebrej. /mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com